Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
86 %
0kmh
0 %
Hën
12 °
Mar
12 °
Mër
14 °
Enj
14 °
Pre
14 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

Denoncimi: Në zgjedhjet e FRPD votuan 38 dhe 39-vjeçarë (Foto)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Forumi Rinor i Partisë Demokratike mbajti zgjedhjet për kreun e ri, jo pak të kontestuara për parregullsi.

Denoncime të shumta u bënë në lidhje me mospërputhjen e shifrave të votuesve në procesverbale.

Një tjetër denoncim është bërë në rrjetet sociale nga të rinjtë e FRPD-së. Ata thonë se në zgjedhet ku u shpall fitues Besart Xhaferri, kanë votuar persona mbi 35-vjeç, që është edhe limiti i pjesëmarrjes në këtë forum.

Sipas denoncimit, në zgjedhje kanë marrë pjesë 38 dhe 39-vjeçarë, ndërsa dyshohet se është votuar edhe në emër të anëtarëve që kanë qenë jashtë shtetit.

“2022-1983= 39 vjeç

Si Luli mbushim kutitë, ama me llogaritë jemi më mirë!

E turpshme!

Nuk po nxjerr ata që jetonin jashtë shtetit, por emrin e kishin ne lista. Kaq korrektë ishit me procesin e riantarësimit?!

Vërtet besoni se mund të beni popullin për vete në këtë mënyrë?!

Vërtete besoni se mund të merrni të rinjtë pas vetes në këtë mënyrë?!

Vërtete besoni se njerzit ‘hajnë bar’ dhe nuk kuptojnë klanet e planet e juaja?!

E turpshme!”, shkruan aktivistja e PD, Fatmira Neziri.

Më shumë




spot_img








spot_img