Hapësire reklamuese

Aktualitet

Denoncimi në media, anulohet tenderi qesharak për perlën e Valbonës

Shkruar nga Newsbomb

Denoncimi në Media ndalon abuzimin me qiradhënien e Qendrës Turistike Valbonë.

Tenderi për dhënie me qira për vlerë qesharake të mbi 4000 m2 zonë turistike plus dy godina në Valbonë është anulluar për momentin. Arsyeja: Parregullsi në afatin e njoftimit. Kështu bën me dije Arantia Brahaj e “Open Data Albania” ndërsa shton se  tenderi u monitorua nga “Prokurime Transparente” dhe u denoncua në disa media të shkruara dhe elektronike.

Tenderi publik synonte dhënien me qira të një kompleksi turistik pranë Ujëvarës së Valbonës, një nga perlat e turizmit shqiptar. E gjitha kjo, me një çmim qesharak prej 400 eurosh në muaj.

Por falë reagimit në kohë dhe denoncimit në media kjo marrëzi është ndalur.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese