Hapësire reklamuese

Aktualitet

Denoncimi me VIDEO: Mes nxënësve të mitur, kryetari i PS grushton rojen e shkollës

Shkruar nga Newsbomb
Denoncimi me VIDEO: Mes nxënësve të mitur, kryetari i PS grushton

Një ngjarje skandaloze ka ndodhur një ditë më parë në shkollën 9 vjeçare “Qamil Guranjaku” në Elbasan.

40 vjeçar i identifikuar si Durim Koçi ka rrahur me grushta një të moshuar 70-vjeç, që punon si roje në shkollën 9-vjeçare. Pamjet e turpshme janë publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, ku dhuna është e dukshme, madje para syve të nxënësve të mitur.

"Kryetari PS Elbasan, Durim Koçi bandit i Taulant Bego Jaris, masakron me grushta rojen 70 vjeçar të shkollës 9 vjeçare “Qamil Guranjaku”! Krim i shëmtuar", shkuan Berisha.

Sakaq, Policia e ka konsideruar "shuplakë" dhunën ndaj rojes dhe për këtë arsye ndaj Durim Koçit ka nisur thjesht një procedim në gjendje të lirë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. K., 40 vjeç, banues në Elbasan, pasi mesditën e djeshme, ka kallëzuar një shtetas 70 vjeç, se gjatë punës si roje e një shkolle 9-vjeçare, shtetasi D. K., për motive të dobëta, e ka goditur me shuplakë, në fytyrë”- thuhet në njoftimin e policisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese