Hapësire reklamuese

Aktualitet

Denoncimi: Mashtron me vende pune dhe marrjen e provimeve, pazaret bëhen në fakultet

Shkruar nga Newsbomb

Në emisionin Fiks Fare ankohet një studente se është mashtruar nga një vajzë për t’u punësuar si sekretare në Fakultetin e Elbasanit. Studentja për t’u punësuar i ka paguar dy mijë euro vajzës e cila do e punësonte me anë të Rektorit të Universitetit të Elbasanit.

Studentja thotë se vajza i ka thënë se e ka punësuar pa shkuar asnjë ditë në punë madje dy herë para fakultetit i ka dhënë një zarf me nga 400 mijë lekë për të cilin i ka thënë se kjo është rroga.

Pra, vajza mashtruese përveçse e ka punësuar studenten në fakultet pa shkuar asnjë ditë në punë, mund të tërheq edhe rrogën nga borderoja e fakultetit në emër të një tjetër të punësuari. Studentja tregon gjithashtu se përveçse ka paguar dy mijë euro ka dhenë lekë edhe për Certifikatën e Anglishtes, pasi i duhej si dokument për të hyrë në punë.

Studentja denoncoi rastin për të kërkuar ndihmë në emisionin Fiks Fare, pasi ajo nuk është e vetmja e cila është mashtruar nga vajza në fjalë. Ajo u pohon gazetarëve se dhe shumë njerëz të tjerë janë bërë viktima të mashtrimit siç e pësoi dhe ajo vetë.

Bashkëpunëtorët e Fiksit takojnë vajzën seksere e cila pranon marrjen e parave. Ajo premton marrjen e provimeve dhe punësim kundrejt parave. Madje i kërkon bashkëpunëtorit të Fiksit të marrë kredi për të paguar dy pedagogë Erind Bedalli dhe Elior Vila për të marrë provimet e fundit . Ndërkohë që i tregon bashkëpunëtorit të Fiksit gjatë bisedës, se studentes që u ankua në Fiks do ja kthejë dy mijë eurot, pavarësisht se ajo nga kjo shumë mori vetëm një mijë euro sepse të tjerat i mori një shoqe e saj. Në këtë mënyrë zgjerohet edhe rrethi i personave që mashtrojnë në këtë fakultet.

Të gjitha takimet me këtë seksere kryhen brenda ambienteve të fakultetit në sallat e leksioneve. Bashkëpunëtorët e Fiksit takojnë edhe tre persona të tjerë që janë mashtruar. Ata tregojnë se kanë paguar nga një mijë apo dy mijë euro tek Aurela po që nuk u është mbaruar puna për të cilën kishin lekët. Madje ata thonë se kanë qëlluar në tavolinë edhe me 20 persona të tjerë që janë mashtruar nga Aurela . Të gjithëve u premton punë si sekretare ose pedagogë në fakultet apo marrjen e provimeve kundrejt parave, por askujt nuk i mbaron punë. Të gjithë këta njerëz janë viktima të mashtrimit!

Mashtruesja pranon që ka marrë 2 mijë euro, por me një tjetër bashkëpunëtore

Fiksi – Kjo thotë që ke biseduar, na ka premtuar për të hyrë sekretare
Mashtruesja – E dikur.Është shumë e drejtë kjo që thua, vajti shumë mirë, u morën dhe rrogat e para, por ngaqë ishte pandemi nuk kishte shumë punë,por 2 rroga i kamarrë , 400 mijë lekë, nuk e di nëse e di apo jo.Ka marrë dhe gjysmën e rrogës së tretë.Se kjo ka qenë me një shoqen e evtë dhe kur merreshin lekët këto i ndanin në gjysëm dhe tani.tashi unë e di që je ti e para, t’i lej ty lekët se dhe unë kam punët e mia
Fiksi – Ti ke marr e zemë përqindjen tënde
Mashtruesja –Normal
Fiksi – Problemi është ta dimë do fillojë, s’do fillojë (punë), janë 2 mijë euro
Mashtruesja -Këto u tërhoqën.Jo, unë ia kam sqaruar që në dorën time kanë arritur vetëm një mijë (euro)
Fiksi – 1 mijëj euro?
Mashtruesja -1 mijë euroshin që i ke dhënë K.., je e bindur sa lekë ka marrë K..?
Denoncuesja – Jam e bindur?Mua K.. asnjëherë s’më ka thënë që ti gjysmat e lekëve ia ke marrë
Denonceusja – A ta kam thënë në sy që Aurela do 2 mijë euroshin tim dhe 120 euroshin e Anglishtes?
Mashtruesja –Kurse unë të thashë ty që nuk do të jap lekë thatë po 3 muajt e rrogës që ti ke qenë tek unë, dmth 1 mijë euroshi i kafes që ti ke dhënë dhe 3 muaj rroge,që unë jam në rregull me timen. Një sekondë, ke qenë ndonjë ditë në punë?
Denonceusja – Jo,kurrë s’kam qenë
Mashtruesja –Po pse nuk e the këto lekët qysh i merr ti se s’e kuptova këtë pjese tani?
Fiksi – Problemi është: kjo filloi punë aty?
Mashtruesja –Kjo ka marrë 2 rroga e gjysëm me pak fjalë se 1 milionë lekë nuk janë pak.Nga dalin? Unë e marrë pësipër këtë gjë dhe unë ia thashë asaj, po të marrë përsipër këtë gjë, te pjesa e 2 mijë euroshit ke pjesën e 1 mijë euroshit që unë kam marrë , 1 mijë euroshi tjetër ju thashë ju shef Zoti lart se unë kam pjesën e rrogave që ti për aq kohë që ke qenë te unë, ke pjesën e rrogave.

Të mashtruarit e tjerë: Mashtruesja ka 30 – 40 mijë euro borxh
Qytetarja 1 – Ka vite që e bën këtë punë,unë e zbulova më vonë, por kishte vite që e bënte
Fiksi – Si ka mundësi që nuk e ka ngacmuar njeri?
=Qytetrja 1 – …e ka të vetën nga Lushnja
Fiksi – Gjyqtaren?
Qytetarja 1-Nënkryetaren e gjykatës, është nga Lushnja ajo,kjo e ka të vetën
Fiksi – Kryetaren që doli te Tik Tok-u?
Qytetarja 1 – Po. Kjo është punë që bëhej, po kësaj i doli situata jashtë kontrollit sepse mori shumë përsipër, se duheshin staf akademik, por duhehsin 5 veta.Ajo i pëlqeu leku dhe …Mori përsipër më shumë nga sa i takonte. 20 veta kemi qenë.Ajo ka dhe fisin e vet.Këtu u trembëm ne, jo nusen e çunit të hallës,gocën e çunit të xhajës, 5-6 veta aty
Fiksi – Në grup me ju, që do i fuste në punë?
Qytetarja 1-Po
Qytetari 3 – Ajo ka shumë lekë, ajo ka shumë lekë borxh, ka 30 – 40 mijë euro borxh.Unë këto që dhanë nga 3 -4 mijë euro nuk e di pse i dhanë.Edhe unë që ia dhashë, ia dhashë mabsdite, të nesërmen i thashë dua lekët, m’i bjer lekët mbrapsht se e pashë… Ajo ka frikë prandaj bën presion, që të mos ta denoncojnë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll