Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publike denoncimin e një qytetari për lëndët helmuese të përdorura gjatë protestës së opozitës.
Sipas qytetarit lëndët helmuese vijnë nga MSSC. Një kompani e cila është nën pronësinë e një anëtari të bandës së Gjolek Malaj.
‘Ja kush furnizon Edvinin me lende helmuese te ushtrise se Beogradit! Miq, denoncohet furnizimi i narkopolicise me lende helmuese luftarake te ushtrise serbe nga banda e 97-tes e Gjolek Malaj dhe perdorimi i paramilitareve te tij per te hedhur bombat mbi demostruesit. Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital’, shkruan Berisha.
Denoncimi i plotë:
Duke perjetuar ngjarjet e fundit ku ne gjykimin tim forca paramilitare te Gjolek Malaj jane bere njesh me Garden e republikes, shpreh indinjaten e perpiqem te ndihmoj sa mundem ne kete kundervenje. Une kam prova te besueshme ne gjykimin tim se materialet jane furnizime nga MSSC (MILITARY SYSTEM SUPPLY COMPANY) nje komapni e Emiljano Duashaj antar i bandes se Gj. Malaj ne ngjarjet e vitit 97. Dyshoj qe edhe hedhja e bombave serbe te furnizuara nga vete banda e Gjolek Malaj direkt ne trupin e drejtuesve te opozites eshte e njerezve te tij.Gjithe te mirat e ne konfidence…