Tirana
clear sky
-7.5 ° C
-7.5 °
-7.5 °
73 %
1kmh
0 %
Mar
4 °
Mër
7 °
Enj
9 °
Pre
10 °
Sht
11 °
E martë, 25 Janar, 2022

Denoncimi i Xhelal Mziut: Policia nuk lë banorët e Selishtës të presin pyllin dhe të shesin dru, se atje ka fituar PD

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Xhelal Mziu, deputet i PD në Dibër, thotë se banorët e fshatit Selishtë nuk po lejohen nga Policia që të futen në pyll dhe të bëjnë dru për tregëti. Sipas tij, kjo është e vtmja  mundësi punësimi për banorët. 

Madje thotë ai, ata nuk po lejohen as për dru për përdorim vetjak.

“Që pas fitores së PD në zonën e Selishtës në rrethin Dibër, nga e vetmja mundësi punësimi për këto banorë që është mali (pyjet), qeveria dhe bashkia rilindase po ushtrojnë dhunë dhe presion të vazhdueshëm ndaj çdo qytetari duke mos lejuar asnjë prej tyre të futet në pyje, qoftë dhe për të siguruar drutë e zjarrit për nevoja familjare e jo më tregëtie, si i vetmi burim të ardhurash për banorët e Selishtës”, shkruan ndër të tjera Mziu.

Shënimi i Xhelal Mziut:

Që pas fitores së PD në zonën e Selishtës në rrethin Dibër, nga e vetmja mundësi punësimi për këto banorë që është mali (pyjet), qeveria dhe bashkia rilindase po ushtrojnë dhunë dhe presion të vazhdueshëm ndaj çdo qytetari duke mos lejuar asnjë prej tyre të futet në pyje, qoftë dhe për të siguruar drutë e zjarrit për nevoja familjare e jo më tregëtie, si i vetmi burim të ardhurash për banorët e Selishtës!

Policia e shtetit në bashkepunim me strukturat e tjera shtetërore po ushtron  presion me gjoba, me shoqërime në polici e prokurori!

Në Selishtë janë hequr me dhjetra familje nga skema e ndihmës ekonomike, nuk ka funksionuar për asnjë ditë këtë vit furnizimi me ujë vaditës, me dhjetra familje janë pa energji elektrike për shkak të pamundësisë së pagesës, shkollat janë totalisht të rrënuara, rruga kryesore e saj duke qenë dhe aksi më i shkurtër lidhës Peshkopi – Burrel vazhdon që të jet e shkatërruar.

Kjo është një hakmarrje e pastër politike ndaj një krahine, ku rilindja po i imponon që të braktisin Selishtën dhe Shqipërinë për të kërkuar strehim politik, apo ekonomik, jashtë vendit.

Bëjmë thirrje policisë së shtetit që të mos bëhet vegël politike në dëm të qytetarëve, për shkak të bindjeve politike të tyre.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img