Tirana
light rain
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
88 %
1.5kmh
0 %
Pre
32 °
Sht
29 °
Die
28 °
Hën
31 °
Mar
34 °
E premte, 12 Gusht, 2022
spot_img

Denoncimi i Veliajt: PD hakon databazën e telefonave, nxorri lajmin e Ramës jashtë kontekstit dhe e “spam-oi”, ia dërgoi edhe këngëtares shqiptare me famë botërore

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka akuzuar Partinë Demokratike se ka nxjerrë një lajm për kryeministrin Rama jashtë konteksti dhe e ka dërguar te një këngëtare e famshme botërore me origjinë shqiptare.

Sipas tij, ishte marrë linku, ishte spamuar e gjithë databaza e telefonave dhe ishte dërguar te kjo këngëtare, ndërsa shtoi se PD e ka bërë këtë veprim që në vitin 2011.

“Kryeministri kishte bërë një skeç me dy binjakët në Vlorë. PD nxjerr një lajm jashtë konteksti që Edi Ramën e ndalon policia. Ishte marrë linku, ishte spamuar e gjithë databaza e telefonave dhe një këngëtare shumë e famshme botërore me origjinë shqiptare më shkruan sot, “po numrin tim nga e morën?” I kishte çuar linkun e Edi Ramës që e ndalojnë policët dhe “kërcënon policët që po ika unë ku do shkoni”, që në fakt ishte nxjerrë jashtë konteksti, se ishte një skeç. Pra, PD pa lejen e askujt i spamon qytetarët dhe u çon pafund mesazhe që s’kanë pikë lidhje dhe si ka kërkuar askush. E ka bërë këtë që në zgjedhjet e 2011.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img