Denoncimi i rëndë i Strazimirit: Në krye të Vettingut në polici i shkarkuari nga KLD (PUBLIKOHET VENDIMI I STRASBURGUT)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:53 28-03-2018 Denoncimi i rëndë i Strazimirit: Në krye të Vettingut në polici i shkarkuari nga KLD (PUBLIKOHET VENDIMI I STRASBURGUT) Agim Hysi, kreu i sherbimit te brendshem te policise

"Vettingu në polici i dështuar, Agim Hysi i shkarkuar nga KLD, në krye të Shërbimit te Brendshëm të Policisë. Vettingu në polici do të bëhet nga një person me dosje me njollë, i shkarkuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë që në vitin 2002, për shkak se është gjetur i padenjë për të dhënë drejtësi, ç’ka shkatërron kredibilitetin e proçesit, duke e shndërruar edhe de facto në “edving”. 

Është kjo akuza  që vjen nga deputeti i PD Gent Strazimiri, i cili sot nga selia blu denoncoi përmes një deklarate për mediat emërimin e Agim Hysit në krye të Shërbimit te Brendshëm.

“Vettingu në polici do të bëhet nga një person me dosje me njollë, i shkarkuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë që në vitin 2002, për shkak se është gjetur i padenjë për të dhënë drejtësi, ç’ka shkatërron kredibilitetin e proçesit, duke e shndërruar edhe de facto në “edving. Kjo është arsyeja përse Partia Demokratike këmbënguli që vettingu i policisë të nisë nga Ministri i Brendshëm, pasi me perzgjedhje të tilla të padenja, proçesi i ashtuquajtur i Vettingut në polici, reduktohet një proces ‘edvingu’ për të garantuar vijimin e paligjshmërisë, padenjësisë, pandershmërisë në strukturat e Policisë”, thotë ndër të tjera deputeti.

Deklarata e plotë:

Vettingu në polici i dështuar, Agim Hysi i shkarkuar nga KLD, në krye të Shërbimit te Brendshëm të Policisë. Vettingu në polici do të bëhet nga një person me dosje me njollë, i shkarkuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë që në vitin 2002, për shkak se është gjetur i padenjë për të dhënë drejtësi, ç’ka shkatërron kredibilitetin e proçesit, duke e shndërruar edhe de facto në “edving”. Agim Hysi, deri dje zëvendësdrejtor, është komanduar nga Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj në krye të Shërbimit te Brendshëm, pra të policisë së policisë, organit që me ligj bën vettingun e përditshëm të Policisë së Shtetit.

 Zyrtarisht, ky funksion është instrument në duart e Ministrit të Brendshëm për të kontrolluar çdo strukturë dhe efektiv policor për të parandaluar përfshirjen në korrupsion, në krim të organizuar apo në çdo lloj veprimtarie të paligjshme. Agim Hysi, ka në dosjen e tij disa njolla, marrë në proçese për lirimin haptazi në kundërshtim me ligjin, të personave subjekt i krimeve të rënda. Ky është edhe shkaku për të cilin ai u shkarkua në vitin 2002 nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe humbi çdo shkallë ankimimi, përfshirë edhe Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

 Me emërimin e Agim Hysit, Fatmir Xhafaj ka gjetur personin më të padenjë, të çertifikuar me vendime gjykatash që nga shkalla e parë deri në Strasburg, për t’i garantuar shqiptarët për integritetin dhe ndershmërinë e trupës së Policisë së Shtetit. Kjo është arsyeja përse Partia Demokratike këmbënguli që vettingu i policisë të nisë nga Ministri i Brendshëm, pasi me perzgjedhje të tilla të padenja, proçesi i ashtuquajtur i Vettingut në polici, reduktohet në një proces ‘edvingu’ për të garantuar vijimin e paligjshmërisë, padenjësisë, pandershmërisë në strukturat e Policisë. “Edvingu” i Fatmir Xhafajt dhe Edvin Ramës, do të shërbejë për të garantuar ‘bravo çunat’ e shpallur gjoja në kërkim, të vazhdojnë të qetë vakancat që u dha Partia, që ditën kur i urdhëroi, në fakt, të ‘dalin në ilegalitet’ sa të qetësohen ujërat.

  Ujëra të qeta’ për “çunat” dhe garantët e tyre në narkoqeveri NUK DO TË KETË KURRË.

Kjo është mbase pak, por e sigurtë që sot!​

 

vendim_2.jpgvendim_3.jpgvendim.jpg

 

 

vendim_4.jpg

 

 

 

 

vendim_5.jpg

vendim_6.jpg

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « KUJDES PAMJET! Ngjarje e rëndë në Vlorë, 41-vjeçarit i zënë pritë dhe e masakrojnë ( I plagosuri, i njohur për publikun - Historia)
Grabitje te banka e nivelit të dytë në Tiranë, dy persona me motor e skafandra i marrin qesen me para pronarit të firmës »
Article Logic
Execution time: 0.011883020401001
array(1) { ["section"]=> string(123) "denoncimi-i-rende-i-strazimirit-ne-krye-te-vettingut-ne-polici-i-shkarkuari-nga-kld-publikohet-vendimi-i-strasburgut-114817" }