Hapësire reklamuese

Politikë

Denoncimi i qytetarit te Berisha: Qytetarët e Ballshit enden nëpër zyrat e Bashkisë Mallakastër se u ishte premtuar punë në këmbim të votës, i kanë mashtruar

Shkruar nga Newsbomb
Denoncimi i qytetarit te Berisha: Qytetarët e Ballshit enden

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një mesazh të një qytetari nga Ballshi, i cili thotë se kryetari i Bashkisë Mallakastër, Qerim Ismailaj, i ka premtuar një vend pune në UKM një javë përpara zgjedhjeve në këmbim të votës për PS-në.

Në mesazh thuhet se të gjithë qytetarët e Ballshit enden nëpër zyrat e bashkisë pasi u është premtuar se do të punësohen, port ë gjithë janë gënjyer.

“Denoncon mashtrimet per vota te nenkryetarit te Bashkise se Ballshit.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! sb

Pershendetje doktor Berisha! Une jam nje qytetar nga Ballshi. Narkokryetari Qerim Ismailaj me premtoi per pune ne UKM nje jave perpara zgjedhjeve. Voten nuk ia dhash sepse e dija qe ishte nje genjeshter me bisht. Sot te gjithe qytetaret e Ballshit enden neper zyrat e Bashkise Mallakaster per punen "elektorale" te premtuar. Sot mesova se ne fillim ne 2020 ishin futur ne pune dy punonjese shtese ne kopshtet e Ballshit. Njera pjatalarese dhe njera sanitare. Si qytetar i them KAS dhe SPAK te hetoj mbi bashkine ketu”, shkruan Berisha në postimin e tij.


Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.