Një denoncim me video është bërë nga një qytetar, i cili akuzon policinë se po përfiton nga asgjësimi i hashashit, duke marrë edhe për vete.
Në videon e dërguar emisionit “Fiks Fare”, shihen se policët pas asgjësimit të hashashit, kanë mbushur edhe nga një thes për vete, duke e transportuar me makinë.
Video është regjistruar në fshatin Mafsheq të Fushë Krujës, ndërkohë që pritet edhe reagimi i policisë dhe masat që do të merren.