Tirana
scattered clouds
17 ° C
17 °
17 °
72 %
2.1kmh
40 %
Enj
22 °
Pre
24 °
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
21 °
E enjte, 6 Maj, 2021
spot_img

Denoncimi i Presidencës: Numri personal i Ilir Metës është keqpërdorur, janë dërguar mesazhe fyese dhe kërcënuese te disa qytetarë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenca me anë të zëdhënësit Tedi Blushi ka denoncuar një shkelje ligjore që ëhstë bërë me numrin e presidentit Ilir Meta.

Sipas Blushit, disa persona që tashmë janë identifikuar kanë përdorur numrin personal të Metës dhe u kanë dërguar mesazhe fyese dhe kërcënuese disa qytetarëve, përfshirë edhe ish-deputetëve Silva Caka dhe Lefter Maliqi.

Blushi fton të gjithë qytetarët që kanë marrë mesazhe të tilla që t’i denoncojnë te Meta, ndërsa akuzon mazhorancën si autore të kësaj vepre.

Deklarata e plotë:

Në emër të Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta dënoj me forcë konsumimin e veprës penale të keqpërdorimit të mesazheve telefonike, gjoja në emër të Kryetarit të Shtetit, nga disa persona të identifikuar, që sipas të dhënave të siguruara, kanë dërguar këto ditë mesazhe me përmbajtje fyese dhe kërcënuese në adresë të disa qytetarëve.

Këto akte të dëshpëruara, kanë autorësinë e atyre të cilët i blenë dhe i vodhën mandatet e deputetëve më 25 Prill dhe tani nuk po i gëzojnë dot.

Duke ju kërkuar ndjesë të gjithë qytetarëve, të cilët kanë marrë mesazhe të tilla, ju lutemi të na venë dijeni menjëherë.

Për këtë skandal kriminal të keqpërdorimit të numrit të Presidentit të Republikes do kërkohet hetim i menjëhershëm edhe ndërkombëtar, pasi nëse institucionet tona do të ishin funksionale askush nuk do të guxonte të bënte akte të tilla të çmendura dhe të dënueshme ligjërisht, që mund të venë në rrezik serioz edhe sigurinë kombëtare të Republikës së Shqipërisë, vend anëtar i NATO-s.

Falenderojmë ish-kryetarin e Bashkisë Berat, z.Petrit Sinaj, ish-kryetarin e Bashkisë Skrapar z.Nesim Spahiu, deputetin Lefter Maliqi, ish-deputeten Silva Caka dhe shumë të tjerë, që na informuan menjëherë.

Edhe njëherë ju kërkojmë ndjesë të gjithë qytetarëve për shqetësimet, që u kanë krijuar mesazhe të tilla, që kanë vetëm një përgjegjës: Organizatën Rilindja.

Është pikërisht kjo organizatë, që në mënyrë mafioze dhe të paligjshme rrëmbeu të dhënat personale të të gjithë qytetarëve për qëllime survejimi politik elektoral dhe shantazhimi.

Kur guxojnë të bëjnë një krim të tillë duke guxuar të fabrikojnë numrin zyrtar të telefonit të Presidentit të Republikës, ç’mund t’u bëjnë këta banditë qytetarëve të thjeshtë?

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img