Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
2.6kmh
100 %
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
4 °
Mar
4 °
E premte, 21 Janar, 2022

Denoncimi i PD: Rama shpenzon 100 mijë euro, për fundjavë turistike në Paris

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

ceed1ebe4d2ba172d25c11556976af42

Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama se ka përdorur një avion të kompanisë “Air Albania” për të kaluar këtë fundjavë në Paris.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, thotë se në një kohë kur vendi ndodhet në krizë të thellë ekonomike, kryeministri Rama shpenzon 100,000 euro për të kaluar fundjavën në Paris.

Denoncimi i plotë i Bardhit:

Ndërkohë që vendi është mbërthyer nga kriza, Edi Rama zgjedh të kalojë fundjavën në Paris. Duke shfrytëzuar avionin e Air Albania-s si charter personal, Kryeministri ka kaluar këtë fundjavë në Paris  pa dhënë asnjë shpjegim apo njoftim zyrtar për arsyet e këtij udhetimi.

Për ç’arsye Edi Rama përdor avionin e shtetit shqiptar si plaçkë personale?

Në këto ditë kaq të vështira për qytetarët si mundet që një kryeministër të shpenzojë për luksin e tij 100.000 euro të shqiptarëve për charter personal?

Ndërkohë që ka ende shumë shqiptarë që presin të riatdhesohen ai përdor avionin e shtetit shqiptar për arsye personale.

Si mundet që Kryeministri ta trajtojë shtetin si pashallëk dhe të plotesojë qejfet e veta për udhëtime turistike ndërkohë që shqiptarët janë më të varfër se kurrë?

RAMAVIRUSI që ka shkatërruar ekonominë e shqiptarëve, që ka varfëruar dhe lënë të papunë shumicën e tyre, shpërdoron fondet publike për interesa personale.

Shqipëria nuk është pashalleku i Edit të Surrelit. Mosha dhe zullumet e kanë plakur autokratin në ikje, që po braktiset çdo ditë nga qytetarët e ndershëm shqiptarë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img