Tirana
overcast clouds
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
66 %
3.1kmh
90 %
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
12 °
Die
13 °
Hën
11 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

Denoncimi i PD për mungesë ilaçesh në spitalet Covid, reagon ‘Shefqet Ndroqi’: Nuk mungon asnjë medikament apo trajtim për pacientët! Na lini të bëjmë punën

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

bbf9c65a0bec97cd062676ccf7648d0b

Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”, ka reaguar pas denoncimit të bërë nga Partia Demokratike, e cila përmes ish-deputetit Bardh Spahia, ka akuzuar qeverinë dhe spitalet se nuk kanë ilaçe për pacientët me Covid.

Në një deklaratë për media, spitali Covid2, “Shefqet Ndroqi” thotë se nuk mungon asnjë medikament apo trajtim. Më tej, thuhet se Covid2, ka marrë të gjitha masat e nevojshme për t’u kujdesur për të gjithë pacientët, me terapitë e plota të mjekimit.

“Në përgjigje të reagimit të Partisë Demokratike, Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” informon qytetarët se nuk mungon asnjë medikament apo trajtim për pacientët e shtruar që përdoret në protokollet e përcaktuara të mjekimit në spitalin tonë. Spitali Covid2 “Shefqet Ndroqi” ka marrë të gjitha masat e nevojshme për t’u kujdesur për të gjithë pacientët, me terapitë e plota të mjekimit. Në të njëjtën kohë ftojmë politikanët të na lejojnë të bëjmë punën tonë për t’u shërbyer pacientëve të prekur nga Covid19 ditë e natë, pa ndërprerje, me përkushtim dhe profesionalizëm”, shkruhet në reagim.

Ndërkaq u bën thirrje politikanëve, t’i lejojnë të bëjnë punën për t’u shërbyer pacientëve të prekur nga Covid19 ditë e natë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img