Hapësire reklamuese

Politikë

Denoncimi i PD: I futën në punë për fushatë elektorale, qeveria nuk u jep pagat mësuesve në Fier

Shkruar nga Newsbomb
Denoncimi i PD: I futën në punë për fushatë elektorale,

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, albana Vokshi, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka denoncuar qeverinë, pasi sipas saj nuk po paguan mësuesit në Fier.

Ajo thotë se mësuesit që janë future në punë gjatë fushatës elektorale, por u është thënë se këtë muaj do të mbeten pa rroga për shkak se fondi limit mujor është tejkaluar.

“Provat për vjedhjen e zgjedhjeve duke përdorur burimet shtetërore janë kudo.

Duhet që 3 prej anëtarëve të #KAS të mos i binden më Ramës, por ligjit dhe #masakra #elektorale do të provohet edhe zyrtarisht. Një nga provat për të cilat KAS duhet të marrë informacion janë #punësimet #elektorale.

Qindra mësues kanë mbetur pa paga prej punësimeve elektorale. Fondi nuk ka mjaftuar për të pagur pagat e mësuesve pasi mësuesit “elektoralë” sepse jashtë organikës.

Janë vetëm punësime të përkohshme elektorale në këmbim të votës. Ky skandal elektoral dhe nëpërkëmbje e dinjitetit njerëzor ka ndodhur në, të paktën, 2 gjimnaze të Fierit, në shkollën e muzikës “Jakov Xoxa” dhe në shkollat e mesme të bashkuara në Kafaraj, Povelçë e Cakran të Fierit.

Këtë muaj #mësuesit do të mbeten pa rroga, pasi u është thënë se fondi limit mujor është tejkaluar.

Nisja e këtij mandati të paligjshëm me mashtrim, keqtrajtim, dhe braktisje për mësuesit na tregon sesa e drejtë dhe e pazëvendësueshme është beteja jonë për ndryshimin dhe #zgjedhjet e #lira e të #ndershme”, shkruan albana Vokshi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll