Tirana
heavy intensity rain
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
76 %
3.1kmh
75 %
Hën
11 °
Mar
11 °
Mër
11 °
Enj
15 °
Pre
17 °
E hënë, 27 Mars, 2023

Denoncimi i PD: Bashkia e Durrësit përdor fondet e rindërtimit për zgjedhjet, kërkojmë fillimin e hetimeve

Lajme të ngjashëm

Partia Demokratike ka denoncuar Bashkinë e Durrësit se po përdor fondet e rindërtimit për zgjedhjet e 6 Marsit.

Sipas përfaqësuesit ligjor të PD, Marash Logut, 526 familje përfituan fonde nga procesi i rindërtimit vetëm 35 ditë para datës së zgjedhjeve. Ai kërkon që të fillojnë hetimet edhe për punësimin e paligjshëm të 29 personave nga Bashkia Rrogozhinë në datën 25.01.2022, vetëm 5 ditë pas dekretimit të zgjedhjeve të 6 Marsit.

Postimi Partisë Demokratike:

Bashkia Durrës konfirmon denoncimin e Partisë Demokratike: 526 familje përfituan fonde nga procesi i rindërtimit vetëm 35 ditë para datës së zgjedhjeve. KQZ pranon kërkesën e PD-së për kryerjen e hetimeve të thelluara.

Partia Demokratike kërkon zyrtarisht fillimin e hetimeve për punësimin e paligjshëm të 29 personave nga Bashkia Rrogozhinë në datën 25.01.2022, vetëm 5 ditë pas dekretimit të zgjedhjeve të 6 Marsit.

Partia Demokratike nuk do të lejojë asnjë manipulim të vullnetit të qytetarëve dhe mbetet e vendosur në përpjekjen e saj për të garantuar fitoren përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Më shumë