Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
45 %
2.1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
38 °
E diel, 1 Gusht, 2021

Denoncimi i mjekut: Testet e shpejta që ka blerë Shqipëria po vijnë nga Kina, edhe pacientët e infektuar i nxjerrin të shëndetshëm

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

330c7f75c60823266b2a15502321db77

Mjeku i njohur Erion Dashon me anë të një postimi në rrjetet sociale ka denoncuar blerjen e testeve të shpejta, që sipas tij po vijnë nga Kina.

Ai thotë se dallimi i këtyre testeve me testet Roche dhe Abbott është se në testet kineze pozitiviteti është 10-15%, pra edhe pacientët e infektuar dalin të shëndetshëm.

Sipas tij, kjo është edhe arsyeja që numri i infektimeve të reja ka rënë në ditët e fundit.

Postimi i mjekut:

HABERET E BORATIT: BORATI BLE TESTE KINEZE

Pas një muaji mungesë më në fund testet e shpejta të COVID-it erdhën. Vetëm se ka një problem “të vogël”. Në vend të testeve Roche dhe Abbott që përdoreshin deri në shkurt, testet e marsit janë markë “Made in China”.

Dallimi është i dukshëm dhe me efekt të menjëhershëm!

Nëse me testet cilësore që ishin në përdorim deri muajin që kaloi shkalla e pozitivitetit ishte rreth 60-70% (pasi testohen pacientë të dyshuar për COVID) me testet kineze pozitiviteti nuk e kalon 10-15%. Pacientë qartazi të prekur nga COVID, me këto teste figurojnë “të shëndetshëm”!

Kjo mund të jetë edhe arsyeja kryesore se përse numri i personave që testojnë pozitivë ditët e fundit ka rënë. Për momentin “ulet” numri i rasteve, pas dy javësh “ulet” edhe numri i vdekjeve dhe megafonët e prishur dhe puthadorët e Boratit mund të dalin në media për të konfirmuar “fitoren” mbi virusin.

Poshtë shënim: qytetarët të mos merakosen për fitimet e firmës që i kanë sjellë këto teste. Ndonëse çmimi i tregut i testeve kineze është 50 cent deri 1 dollar, këto teste u faturohen qendrave shëndetësore me 1 mijë lekë të rinj për test. Norma e fitimit rreth 1 mijë deri 2 mijë për qind!

Më shumë

spot_img
spot_img