Hapësire reklamuese

Aktualitet

Denoncimi i mjekut: Këto janë barnat që nuk bëjnë asnjë efekt ndaj COVID-it, Komiteti Teknik i rekomandon dhe qytetarët detyrohen t'i paguajnë

Shkruar nga Newsbomb
Mjeku Erion Dasho

Mjeku Erion Dasho ka denoncuar procedurën e trajtimit të pacientëve me koronavirus në vendin tonë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dasho shkruan se Fondit i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ende i kodon sëmundjet bazuar në sistemin ICD-9, një klasifikim i hartuar në vitin 1975, rreth 45 vjet më parë.

Sipas tij është shumë e çuditshme se si ministria, komiteti dhe tashmë FSDKSH-ja kanë luksin të rekomandojnë vitamina për trajtimin e pacientëve me COVID, ndërkohë që qytetari paguan për testin COVID, analizat laboratorike, ekzaminimet imazherike, deri edhe për oksigjenin me të cilin trajtohet në kushte shtëpie.

Më tej ai shkruan se të vazhdosh ende me kodimin e sëmundjeve sipas një sistemi 45 vjeçar dhe të mos jesh në gjendje të vlerësosh rolin e evidencës mjeksore në shekullin e 21-të janë dy dështime që nuk mund të fshihen lehtë

Postimi i plotë:

A KA PROFESIONISTË KY VEND?!

Në datën 19 nëntor Fondit i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor shpërndau udhëzimin mbi trajtimin ambulator të pacientëve me COVID-19. Përkundrejt përgëzimit për hedhjen e një hapi ta stërvonuar, nuk mund të mos bëjë përshtypje:

FSDKSH ende i kodon sëmundjet bazuar në sistemin ICD-9, një klasifikim i hartuar në vitin 1975 (45 vjet më parë). Nuk ka patur mundësi shteti shqiptar të adoptojë klasifikimin ICD-10 të miratuar në vitin 1990, aq më pak modifikimin klinik të këtij klasifikimi (ai që përdoret në gjithë botën, madje edhe në Afrikë) i cili zbatohet prej vitit 2013?!

Pra në fushën e kodifikimit, sistemi shëndetësor shqiptar është ende në vitin 1975 duke humbur të paktën 3 ose 4 zhvillime të mëdha në këtë sektor!

Por ajo që çudit më tepër në protokoll është përfshirja në të e dy vitaminave - vitamina C dhe vitamina D. Siç mund të shikohet duke klikuar në dy link-et vijues, një nga institucionet më prestigjiozë ndërkombëtarë si National Institutes of Health në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk rekomandon as PRO dhe as KUNDËR përdorimit të vitaminave të tilla, pasi në rastin e COVID-it nuk ka asnjë evidencë për efektivitetin e tyre.

Është shumë e çuditshme se si ministria, komiteti dhe tashmë FSDKSH-ja kanë luksin të rekomandojnë vitamina për trajtimin e pacientëve me COVID, ndërkohë që qytetari paguan për testin COVID, analizat laboratorike, ekzaminimet imazherike, deri edhe për oksigjenin me të cilin trajtohet në kushte shtëpie.

Çdo ditë që kalon del edhe më e qartë se COVID-i nuk bëri asgjë tjetër veçse nxorri zbuluar paditurinë e thellë dhe amatorizmin e autoriteteve tona shëndetësore!

Të vazhdosh ende me kodimin e sëmundjeve sipas një sistemi 45 vjeçar dhe të mos jesh në gjendje të vlerësosh rolin e evidencës mjeksore në shekullin e 21-të janë dy dështime që nuk mund të fshihen lehtë!

Turp për ata që kanë marrë përsipër të menaxhojnë shëndetin dhe të mbrojnë jetën e qytetarëve shqiptarë!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.