Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Die
40 °
Hën
38 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
35 °
E diel, 1 Gusht, 2021

Denoncimi i mjekut Erion Dasho: Shifrat e viktimave që raportohen nuk janë të plota, po injorohen pacientët që vdesin në spitale rajonale dhe në shtëpi, madje edhe ata që…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

7426d674ab6269caeac8ca09969d545e

Mjeku Erion Dasho ka denoncuar shifrën e viktimave të COVID-19 që përditësohet nga ministria e Shëndetësisë, duke u shprehur se kjo shifër është më e lartë.

Ai thotë se ministria përjashton nga shifrat viktimat që humbin jetën në spitalet rajonalë, ata që vdesin në shtëpi dhe madje edhe ata që humbin jetën në spitalet COVID, ë cilët i klasifikojnë si “SARS CoV-2 negative”.

Dasho shprehet se edhe spitalet rajonale janë në kaos për shkak të mbingarkesës me pacientë të prekur nga COVID, ndërsa shton se edhe pse kanë kaluar 3 javë, ende nuk kanë përfunduar 975 vaksinat që u futën kontrabandë.

“Spitalet Rajonale në kaos si pasojë e mbingarkesës me pacientë të prekur nga COVID!

Familjarët e pacientëve refuzojnë transferimin në Tiranë dhe, kur nuk u ofrojnë vende në spitalin rajonal, preferojnë të trajtohen në shtëpi duke rrezikuar seriozisht jetën dhe shkatërruar ekonominë!

7, 8 apo 9 humbjet e jetëve që raportohen çdo ditë janë vetëm një fraksion i numrit real të vdekjeve duke injoruar pacientët që vdesin në spitale rajonale, shtëpi, madje edhe në spitalet COVID (por që ministria dhe komiteti vazhdojnë t’i klasifikojnë si “SARS-CoV-2 negativë”!

Ministria vazhdon të mbajë stadiumin hapur dhe ende nuk ka përfunduar 975 vaksinat e “kontrabanduara” para tre javësh, kurse përqindja e rasteve që testojnë pozitiv në raport me rastet e testuara ka kaluar sërish mbi 25%!

Katastrofa shëndetësore e paralajmëruar prej muajsh të tërë është ulur këmbëkryq në Shqipëri këtë fund janari…”, shkruan Dasho.

Më shumë

spot_img
spot_img