Hapësire reklamuese

Politikë

Denoncimi i Jenisherit: Kam DYSHIME të BESUESHME se pensionistëve në lagje po u jepen lekë për votën! Të vendosen detektivët privatë

Shkruar nga Newsbomb
Selami Jenisheri

Deputeti opozitar Selami Jenisheri thotë se partitë politike po tentojnë të korruptojnë pensionistët në lagjet e pallateve, duke u ofruar 30 mijë lekë të vjetra për votën.

Jenisheri që është njëkohësisht edhe kryetari i partisë së Pensionistëve të Bashkuar, tha se ‘ka dyshime të besueshme”, për atë çka po ndodh, ndaj kërkoi që Parlamenti të votojë ligjin për detektivin privat.

“Kam informacionin e duhur dhe dyshime të besueshme, se kush janë pensionistët që në lagje u thuhet do të japim lekë dhe votoni për ne.

Nëse detektivi privat do të aprovohet nga ky parlament, ne do ta vendosim në pozita më të mira 5 prillin”, tha Jenisheri.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.