Hapësire reklamuese

Aktualitet

Denoncimi i gazetarit: Anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor i bënin "like" videove të gjyqtares së "mafias": Si do ta hetojnë tani?!

Shkruar nga Newsbomb
Denoncimi i gazetarit: Anëtarët e Këshillit të Lartë

Gazetari Flamur Vezaj shkruan për videot e kryegjyqtares së Elbasanit Enkeleda Kapedani, të cilat u bënë virale në rrjetet sociale pasi ajo pozonte në zyrë dhe korridoret e institucionit të drejtësisë.

Vezaj shkruan se anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor, një institucion që verifikon vendimet dhe shelljen e gjyqtarëve, janë ndjekës të rregullt në Tik Tok të Enkeleda Kapedanit, madje i bënin dhe “like”. Si mund të hetojnë këta anëtarë Kapedanin, thotë gazetari.

Shënimi i gazetarit Flamur Vezaj:

Gjyqtarja Kapedani, 22 vjece ne Shkollen e magjistratures, 25 vjece gjyqtare dhe 30 vjece kryetare Gjykates ne Elbasan! Cfare prisnit tjeter nga adoleshent me veladon gjyqtari qe Shkolla Magjistratures prodhon cdo dite, biles ka edhe nje lende aty “Etika” qe Kapedani ka marr 10 kuptohet.

 Karriera e suksesshme me ndihmen e atyre nga Shijaku dhe Tik-Tokut kuptohet se disa nga anetaret e KLGj-se pervec se jane ndjekes te rregullte te Kapedanit kane bere edhe like, pastaj ckeni qe jeni nxehur kaq shume se Kodi Etikes vetem para nje muaj u miratua nga KLGJ-ja e cila ka plot kusure sidomos per disa gjyqtare te Gjykates se Larte qe do degjohemi shpejt.

#Paska reaguar edhe Ministrja e Drejtesise, po kjo pse nuk foli apo te jap shpjegime, “Pse shefja e saj e kabinetit dha doreheqje pa rene ne sy ne media sapo plasi skandali i Ndraghetes ne Shqiperi!? Cfare perfaqeson bashkjetuesi i saj italian?? Apo per keto sduhet te flasim se Ndragheta eshte “lule mos e prek” ne Shqiperi.

1- Lexo edhe: Gjyqtarja “bombë” e Elbasanit nuk ndalet me VIDEO PROVOKUESE në Tik Tok
2- Lexo edhe: ILD nis hetim disiplinor për Enkeleda Kapedanin
3- Lexo edhe: Gjyqtarja bjonde me syze të errëta që liroi të fortin e bandës së Gaxhait, padit NEWSBOMB: Askush nuk dinte se kush isha dhe çfarë pune bëja, tani më njeh i gjithë pallati

4- Lexo edhe: Çudira Elbasani, gjyqtarja Enkeleda Kapedani mohon VIDEOT duke bërë paradë në zyrë: Nuk jam unë! Pamjet janë të inskenuara
5- Lexo edhe: Kush po e mbron gjyqtaren e Elbasanit? Kërkesa është bërë nga NEWSBOMB prej 4 muajsh
6- Lexo edhe: Enkeleda Kapedani pret të futet në vetting: PASURIA iu “zvogëlua” ndërsa në detyrë vetëm rritej
7- Lexo edhe: ILD nis ekip të posaçëm në Gjykatën e Elbasanit
8- Lexo edhe: Kur gjyqtarja Enkeleda Kapedani sfilonte në moshën 18 vjeçare

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.