Hapësire reklamuese

Politikë

Denoncimi i frikshëm i deputetit: Prokurorin e Matit desh e vranë të shkretin

Shkruar nga Newsbomb

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Përparim Spahiu, gjatë emisionit “36 gradë”, në Oranews ka folur për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në qytetin e Matit.

Ai tha se prokurorit në këtë qytetit i ishte bërë atentat dhe se kishte shpëtuar për mrekulli.

Pjesë nga debati me deputetin e PS, Ilir Beqaj:

Spahiu: Në Bulqizë jo dhe aq, se është një kryetar bashkië që nuk merret me ato punë

Beqaj: Thuaje ku është emrin e fshatit

Spahiu: Po e dinë shumë mirë dibranët që ajo fara vietnameze që futët ju nuk ju përshtat

Beqaj: Thuaj fshatin

Spahiu: Unë nuk them se jam nga Dibra

Beqaj: Atëhere mos manipulo

Spahiu: Sepse nëse në ato fshatra ka ndodhur një fenomen i tillë dhe dibranët e kanë lejuar mua më vjen shumë keq pë rata

Beqaj: Nëse ke informacion për krim si qytetar, dhe më shumë si deputet duhet ta denoncosh.

Spahiu: Ore ty të shkoi  prokurori i Matit dhe desh e vranë të shkretin, i thanë edhe kolegët e vet nuk është puna jote, është policia që merret. Iu tha ambasadorit që në Dibër në gjithë këto të mira që na ke sjellë në 1998 rasti i vetëm që është kapur është me 3 bimë dhe sot deri para 6 muajsh kishim mbjellje masive. Po i marr emrat e të gjithë fshatrave Erebar, Muhur, Luzni të gjitha zonat ku ka male dhe u nda në parcela dhe pse u nda, për 2016 dhe 25. Kjo ishte marrëveshja.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu