Hapësire reklamuese

Politikë

Denoncimi i fortë nga Shqipëria: Zëvendës kryeministri i ri i Kosovës është serb, nuk njeh Pavarësinë e vendit

Shkruar nga Newsbomb
Goran Rakiq, kryetari i Listës Serbe

Partia Zgjidhja e politikanit Koço Kokëdhima denoncon emërimin e Goran Rakiq, kryetari i Listës Serbe, në postin e zëvendës kryeministrit të Kosovës, në qeverinë e re me kryeministër Avdullah Hotin.

Rakiq do të mbajë postin e zëvendës kryeministrit dhe ministrit të Pushtetit lokal në qeverinë e re të Kosovës me kryeministër Avdullah Hotin, e cila u votua sot në Kuvend me 61 vota. Lista Serbe ka 10 deputetë në Kuvendin e Kosovës dhe këta deputetë i dhanë votat e duhura LDK që të miratonte sot qeverinë.

Ajo që e bën absurde këtë emërim të Rakiq në postin e zëvendës kryeministrit dhe ministrit, është fakti se ai është cilësuar si nxitër i disa konflikteve etnike në Kosovë, ndërsa nuk njeh as Pavarësinë e vendit.

“Rakiq nuk e njeh shtetin e pavarur të Kosovës dhe e cilëson si Beogradi, Kosova dhe Metohia. Është akuzuar si nxitës i trazirave të marsit 2014 në veriun e Mitrovicës dhe për përfshirje në korrupsion.

Sot Kosova do të ketë jo vetëm një qeveri me partitë humbëse të zgjedhjeve të tetorit 2019, që nuk njeh vullnetin e shumicës së zgjedhësve, por edhe e varur nga Beogradi. Lista Serbe do të ketë edhe poste të tjera në agjenci dhe ministri, që kanë lidhje me sigurinë publike të Kosovës”, thuhet ndër të tjera në denoncimin e Partisë Zgjidhja.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu