Tirana
scattered clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
41 %
3.1kmh
40 %
Hën
25 °
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
23 °
Pre
25 °
E hënë, 20 Shtator, 2021
spot_img

Denoncimi i fortë/ Infermierëve në Peshkopi iu marrin kartat e ID para zgjedhjeve: Na i ka kërkuar drejtoria, për vota i duan…

spot_img

Lajme të ngjashëm

a6334f7124ce4d71727abba83bc54eff

Në redaksinë e emisionit “Stop” ka mbërritur një denoncim që tregon se në Spitalin e Peshkopisë po mblidhen kartat e identitetit për zgjedhjet e Prillit 2021. 

Gjatë ditëve të fundit Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se po ndryshon adresat dhe vendbanimet e disa qytetarëve me qëllim që të mos kenë mundësi të votojnë në zgjedhjet e 25 Prillit 2021.

Ndërsa qeveria i ka hedhur poshtë këto pretendime duke thënë se nuk po ndodh asnjë ndryshim me qendrat e votimit. Gazetarët shkuan në Spitalin e Peshkopisë dhe kanë bërë një vëzhgim përmes kamerës së fshehtë.

Me zë dhe me figurë, infermieret e këtij spitali pohojnë se kanë dorëzuar kartat e identitetit pasi u është kërkuar nga drejtoria. Jo vetëm kaq, por disa prej tyre kanë dorëzuar edhe kartat e identitetit të familjarëve.

-A ju kanë kërkuar edhe juve kartat?

I kanë kërkuar. I kemi çuar ne.

Pse?

Na i ka kërkuar drejtoria.

Për çfarë?

Po duhet me i dhënë o…se…

Pse?

S’do e japësh? Të vijë ta marrë vetë.

Kush vjen?

Drejtori.

Pse?

S’e di moj, pse i kërkojnë ata, për votat i kërkojnë.

Për cfarë?

Për votat.

– A i dhatë edhe të familjes ju?

Po, të … dhe të … Po c’të bëjmë, moj…? Të dalim vetëm unë dhe ti?

Po! Unë nuk i kam dhënë.

Duhet me i dhënë, oj… I kanë dhënë krejt.

A jua kanë kërkuar edhe juve kartat?

Po!

Kush?

Drejtori. …për të ruajtur vendin e punës.Edhe të fëmijëve, kjo është budallallëk. Edhe tënden, ajo është votë e fshehtë. Nuk e di, se kujt ia japin.

Po pse i kërkojnë?

Po i kërkojnë për votat.

Po kush erdhi te ju?

Po ku di unë, na tha Elisoni, duhet me pru numrat e kartave.

Neve na i kishin shkruar edhe të fëmijëve mbi 18 vjec.

Jo jo, nuk m’i japin (fëmijët) .

Kur i kam dhënë, i kanë. Nuk dua me i dhënë.

Po ç’i donin?

Për votime, moj. Të familjarëvë të mi nuk kanë shanc.

-E dhatë kartën e identitetit?

Po! Edhe të familjes.

Krejt familjes? Po pse i donin?

Po për të votuar.

Më cmendi … në telefon, ec. U bë kiameti.

Të votosh për këta! Për asnjë, asnjë s’e meriton.

Më shumë

spot_img