Tirana
broken clouds
21 ° C
21 °
21 °
52 %
3.6kmh
75 %
Pre
21 °
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
25 °
Mar
26 °
E premte, 14 Maj, 2021
spot_img

Denoncimi i fortë i Metës: Persona me rekorde kriminale janë pajisur me ID në Korçë e Pustec; ua kanë vjedhur qytetarëve të thjeshtë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta ka bërë një denoncim të fortë pak minuta më parë, duke thënë se persona me rekorde kriminale janë pajisur me letërnjoftim në Korçë dhe Pustec, dhe nëpërmjet tyre kanë kaluar drejt Maqedonisë së Veriut. Meta tha se në këtë shtet kanë nisur hetimet

Sipas Metës, persona me rekorde kriminale dhe në kërkim ndërkombëtar, shqiptarë apo dhe të huaj, kanë marrë identitete të qytetarëve të thjeshtë për të lëvizur lirisht. Më pas, me këto identitete kanë shkuar në Maqedoninë e Veriut dhe kanë aplikuar dhe atje për dokumente të reja identifikimi, duke marrë nënshtetësi tjetër. Kjo mënyrë sipas Metës bëhet për t’i feshehur autoriteteve policore.

“Në qarkun e Korçës, në disa bashki që janë të banuara nga komuniteti i pakicës kombëtare maqedonase, shtetas me rekorde kriminale, të shpallur në kërkim ndërkombëtar apo të përfshirë në veprimtari të paligjshme dhe të kërkuar ndërkombëtarisht, janë pajisur me pasaporta dhe dokumenta identifikimi nga autoritetet vendore atje.

Jo me të dhënat e tyre por duke përdorur të dhënat e identitetit të personave të tjerë që nuk kanë probleme me ligjin. Pra duke vjedhur të dhënat e tyre. Shtetas të huaj apo dhe shqiptarë janë pajisur me dokumete identifikimit të lëshuara nga gjendja civile shqiptare duke vjedhur identietin e shtetasve shqiptarë me kombesi maqedonase, pa dijeninë e tyre.

Këta persona, pas pasiisejes nga shteti shqiptar me dokumente identifikimi, kanë vijuar m,e ndjekjen e procedurave edhe pranë shtetit të Maqedonisë së Veriut, e për shkak të mbajtjes së dy shtetësive së personit që i ëhstë vjedhur identiteti, janë pajisur dhe atje me dokumente identifikimi dhe kanë vijuar lëvizjen e lirë për t’iu feshush autoriteteve të ndjekjes policore”, denoncoi Presidenti.

Meta bëri thirrje që autoritet shqiptare të nisin hetimet pasi kjo skemë mund të aplikohet dhe për manipulimin e zgjedhjeve në vendin tonë.

Pjesë nga deklarata e Presidentit Meta:

Në qarkun e Korçës, në disa bashki që janë të banuara nga komuniteti i pakicës kombëtare maqedonase, shtetas me rekorde kriminale, të shpallur në kërkim ndërkombëtar apo të përfshirë në veprimtari të paligjshme dhe të kërkuar ndërkombëtarisht, janë pajisur me pasaporta dhe dokumenta identifikimi nga autoritetet vendore atje.

Jo me të dhënat e tyre por duke përdorur të dhënat e identitetit të personave të tjerë që nuk kanë probleme me ligjin. Pra duke vjedhur të dhënat e tyre. Shtetas të huaj apo dhe shqiptarë janë pajisur me dokumete identifikimit të lëshuara nga gjendja civile shqiptare duke vjedhur identietin e shtetasve shqiptarë me kombesi maqedonase, pa dijeninë e tyre.

Këta persona, pas pasiisejes nga shteti shqiptar me dokumente identifikimi, kanë vijuar me ndjekjen e procedurave edhe pranë shtetit të Maqedonisë së Veriut, e për shkak të mbajtjes së dy shtetësive së personit që i ëhstë vjedhur identiteti, janë pajisur dhe atje me dokumente identifikimi dhe kanë vijuar lëvizjen e lirë për t’iu feshush autoriteteve të ndjekjes policore.

Si President, përpara zgjedhjeve historike të 25 prillit, kam shqetësimin se krimi zgjedhor në Shqipëri është një fenomen që ka autorë në nivelet më të larta. Ky fenomen i ndërrimit të identitetit mund të përdoret dhe për ndryshimin e identitetit për votimin disa herë.

Patjetër që mund të ketë zyrtarë dhe shtetas shqiptarë që të kenë kryer disa vepra penale, “trafikimi i letërnjoftimit”, “falsifikimi i dokumeteve të gjendjes civile”. U bëj thirrje gjithë zyrtarëve shteëror të kenë kujdes. Qytetarët të mos paraqiten në qendrat e votimit me dokumete të rreme, se do mbajnë përgjegjësi nga i pari deri te i fundit.

U kam kërkuar organeve përgjegjese të nisin menjëherë hetimet, për këtë veprimtari të paligjshme dhe kriminale, si dhe për të ruajtur të pacënuar integritetin zgjedhor. Një vend pune nuk vlen kurrë sa e ardhmja e Shqipërisë, sa e ardhmja europiane e të gjithë shqiptyarëve.

Kush falsifikon, kush tenton të prek votën, do ta ketë vendin në burg. Presidenti është në detyrë dhe në monitorim, sesi institucionet qeveritare veprojnë për të mbrojtur integritetin zgjedhor në kohë.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img