Hapësire reklamuese

Politikë

Denoncimi i fortë i Kryemadhit: Policia me mbështetjen e Prokurorisë së Elbasanit po kërcënojnë kandidatët e LSI-së

Shkruar nga Newsbomb
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka bërë një denoncim të fortë në emisionin “Kjo Javë”, ku është shprehur se policia e Elbasanit me mbështetjen e Prokurorisë po kërcënon kandidatët e LSI-së.

Sipas saj, prokurori i Elbasanit po intimidon kandidatët për deputetë në mënyrë që të favorizojë vëllanë e tij Besjan Ajazin, i cili është njëkohësisht këshilltar i Taulant Ballës.

“Edhe presioni i Policisë së Shtetit ndaj kandidatëve të opozitës është jashtëzakonisht i madh, por edhe i Prokurorisë. Dhe këtu përfitoj nga rasti për t’i bërë thirrje Këshillit të Lartë të Prokurorisë, që të rishikojë emërimin e prokurorit të Elbasanit, i cili po përdor Prokurorinë e Elbasanit si element kërcënimi ndaj kandidatëve, për t’i hapur rrugën vëllait të tij Besjan Ajazi, këshilltarit të Taulant Ballës, i cili do të kandidojë për deputet në rrethin e Gramshit.

Ka bërë veprime të shëmtuara, por edhe të jashtëligjshme. Ndoshta ky do të jetë një moment shumë i mirë, qoftë edhe konflikt interesi, ai njeri duhet të largohet nga qarku i Elbasanit si prokuror i prokurorisë. Sepse turp më të madh sesa instrumentet e Prokurorisë së qarkut të Elbasanit, apo dhe të policisë, e në emër të Taulant Ballës, do të më vinte shumë keq dhe do të ishte një zhgënjim shumë i madh nga institucionet ndërkombëtare,  të cilët kanë harxhuar para pafund për të depolitizuar sistemin e drejtësisë. Jo vetëm që nuk e kanë depolitizuar, por përkundrazi u kanë dhënë teserën e partisë së Rilindjes”, tha Kryemadhi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.