Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
42 %
1.5kmh
0 %
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
E diel, 20 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Denoncimi i FORTË i gazetarit: Drejtori i Ujësjellësit në Gjirokastër ka tentuar të PËRDHUNOJË një punonjëse! Kam prova me VIDEO

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

3fd32e0e4ffc0f5d127a078e2ab9878d

Një lajm tronditës është publikuar nga gazetari Telnis Skuqi për drejtorin e Ujësjellësit në Gjirokastër Gentian Llogo.

Sipas tij, Llogo ka tentuar që të përdhunojë një punonjëse të këtij institucioni në Bashkinë e Gjirokastër.

Ngjarja ka ndodhur pas orarit zyrtar të punës, vajza ka lajmëruar të dashurin dhe ky i fundit është konfliktuar fizikisht me Llogon. Skuqi pretendon se ka një video të ngjarjes, ndërsa Llogo e mohon me forcë.

Në një intervistë për “Shqipëria Live”, gazetari Telnis Skuqi është shprehur se ka një video në lidhje me këtë ngjarje.

Më tej ai thotë se ngjarja ka ndodhur dy javë më parë dhe vetë ai është informuar para 7-ditësh nga një njeri i viktimës.

“Nuk ma lejon etika që të publikoj një lajm, nëse nuk kam një provë. E nëse unë kam një provë, nuk mund të qëndroj pa e publikuar lajmin. Llogo është me precedentë për dhunë seksuale ndaj vajzave. Nuk dua të shkatërroj dy familje, por ky njeri ka ngacmuar vajzën e një kolegu tonë në vitin 2004. Është dhunuar nga i dashuri, ky ka precedentë. Është denoncuar në atë kohë. Në vend që të kërkonte falje, ka përdorur një fjalor rrugaçësh. I dashuri i vajzës i kërkon llogari se çfarë ka ndodhur me të dashurën e tij. Video është 3 minuta. Unë kam hedhur dorezat direkt në ring, unë tani pres reagimin e tyre. Nuk e kam dhënë videon për emisionin tuaj, pasi unë kam mënyrën time të investigimit. Duhet që të reagojë kryetari i Bashkisë. Kam tentuar që të marr reagimin e tyre, por nuk kanë dashur asnjë kontakt me mua”,- tha gazetari.

Sipas tij, nuk ka si qëllim që të bëjë presion, por të publikojë fakte lidhur me ngjarjen.

 “Nuk është presion, nuk është në thelbin tim. Skema ime e investigimit nuk ka të bëjë me gjobë, nuk e njoh në karakterin tim. Unë punoj me hap pas hapi. Mos kërkoni gjithçka, se nuk thuhen të gjitha. Unë ruaj identitetin e vajzës dhe të fejuarit të saj. Në video flitet edhe me emra”, tha Skuqi.

Ai ka thënë që vetëm nëse Prokuroria e Gjirokastrës do të nisë një hetim, atëherë do ta japë videon si provë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img