
Gazetarja shqiptare në Kosovë, Arta Avdiu ka bërë një denoncim të pazakontë, duke thënë se ka policë që shfrytëzojnë kontrollet ndaj masave të pandemisë për “përfitime seksuale”.
Sipas denoncimit të saj në Facebook, ka ndodhur shpesh që policë i ndalojnë gratë dhe vajzat për t’i marrë numrin e telefonit, dhe në momentin që ato nuk ia japin, vendosin t’i ndëshkojnë me gjobë.
“Një numer i madh i policëve në Ks, janë tu e keqpërdorë detyrën zyrtare për perfitime seksuale. Gratë dhe vajzat më shumë po i ndalojnë që të ua marrin nr e telit, sesa që ato kanë ba shkelje. Dhe ne momentin që ato nuk i përgjigjen, ata po i dënojnë.
Ky është problem shumë serioz, e që shteti duhet me reagu menjherë.
Këtë po e deklarojnë plot gra edhe vajza!”, shprehet gazetarja nga Kosova.