Tirana
clear sky
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
87 %
1kmh
0 %
Mar
14 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
23 °
E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

Denoncimi i fortë i deputetit: Grand Cassino Tirana hapur pas orës 22:00 me më shumë se 100 persona, shëndetësisa e ka hequr virusin nga aty, ndërsa policia…(E PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

31b030affcbfd1a7b7341432ddcd9399

Deputeti Halit Valteri ditën e sotme në seancën plenare ka bërë një denoncim të fortë në lidhje me një biznes në Tiranë.

Ai është shprehur se me mijëra qytetarë janë gjobitur se nuk kanë mbajtur maskën, ndërsa një lokal në qendër të Tiranës, Grand Cassino Tirana një sallë bixhozi qëndron hapur pas orës 22:00 me më shumë se 100 persona.

Ndër të tjera ai me ironi është shprehur se shëndetësia e ka hequr virusin nga aty dhe se policia rri roje dhe ruan virusin që mos futet brenda.

“I nderuar zoti Lleshi e nderuar ministre e Shëndetësisë meqë Covidi ka detyruar subjekete të mbyllen me mijë qytetarë kanë mbetur pa punë, dhjetra mijëra të tjerë janë gjobitur në rrugë se s’kan mbajtur maskë. Në qendër të Tiranës 100 m nga kjo sallë dhe 100 metra nga xhamia është një sallë bixhozi Grand Cassino Tirana që pas orës 22:00 të mbrëmjes aty nuk të zë virusi. Mesa duket shëndetësisa e ka hequr virusin pas orës 22:00 aty dhe policia i rri roje dhe e ruan virusin mos futet brenda. Do thoni ju po sulmoj një biznes, aspak jam pro biznesit dhe jam pro të gjitha sipërmarrjeve private. Por të dashur kolegë një javë më parë kjo seancë kjo sallë mbeti bosh se nuk lejohej grumbullimi mbi 10 veta. Kjo sallë që here-herë zgjidh hallet e popullit dhe here-herë hallet e oligarkëve, por një qendër bixhozi në mes të Tiranës ku ke më shumë se 100 persona, a është vatër infeksioni? Apo është vatër e fitimeve për ortakët që ka ajo kazino,” tha Valteri.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img