Tirana
clear sky
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
81 %
0.5kmh
0 %
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
22 °
E mërkurë, 5 Tetor, 2022

DENONCIMI I FAMILJARËVE/ 19 vjeçari përplasi këmbësorin me makinë dhe e tërhoqi 50 metër zvarrë, i plagosuri në gjendje të rëndë, gjyqtarët i japin lirinë autorit (EMRI-FOTO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një denoncim ka ardhur në redaksinë e Newsbomb.al nga familjarët e 46 vjeçarit Yzeir Ustia, i cili u përplas nga një makinë pranë Terminalit të Kuçovës rreth një javë më parë.

Ustia u përplas nga 19 vjeçari Bjorni Subashi, i cili sipas familjarëve të të plagosurit ishte duke ecur me shpejtësi 130km/h dhe ka tentuar të parakalojë një mjet tjetër, por ka përplasur 46 vjeçarin dhe e ka marrë zvarrë për rreth 50 metra, si dhe duke përplasur 2 mjete të tjera të parkuara në ktrahun e terminalit.

I plagosuri ëstë dërguar menjëherë drejt spitalit të Beratit, por për shkak të gjendje së rëndë shëndetësore është transferuar në Spitalin Ushtarak. Ai ka qenë në rrezik vdekje dhe i është nënshtruar operacioneve të ndryshme në trup dhe kokë. Dëmtimet përfshijnë hemorragji, vjellje me gjak, ajër në mushkëri, brinjë të thyera, rruaza kurrizore të dëmtuara, dëmtime në pjesën e pasme të trurit dhe plagosje në të gjithë trupin.

Familjarët thonë se çështja është paraqitur në Gjykatën e Rrethit Gjyqesor Berat dhe pas një seance të parë më 27.10.2021 me akuzën e ngritur prej Prokurorit Adnan Hoxha, i cili ka kërkuar arrest me burg, por gjyqtarja Lutfije Celami ka urdhëruar lënien e lirë të autorit të veprës penale pas një garancie pasurore prej 300 mijë lekë, ndërkohë që Yzeir Ustia ishte duke iu ushtruar një operacioni në tru dhe asnjë prej familjarëve nuk është njoftuar për veprimet hetimore apo vendimit të dhënë në fund të kësaj seance.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img