Tirana
scattered clouds
17 ° C
17 °
17 °
72 %
2.1kmh
40 %
Enj
22 °
Pre
24 °
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
21 °
E mërkurë, 5 Maj, 2021
spot_img

Denoncimi i Bojken Abazit: Kemi marrë pamjet filmike nga KQZ, nga 31 vota potenciale na janë numëruar vetëm 3

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje në qarkun e Tiranës, Boiken Abazi, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka publikuar fotot e votave që i janë quajtur të pavlefshme.

Ai thotë se në Bërzhitë ka patur 31 vota për të, por KQZ i ka numëruar vetëm 3 vota, duke akuzuar se 28 të tjerat janë prishur qëllimisht.

“Nga 3 vota, potecialisht 31 vota në Bërzhitë – Bashkia Tiranë

Mbrëmë morëm nga KQZ-ja një pjesë të konsiderueshme të pamjeve filmike nga Qendrat e Numërimit për Qarkun Tiranë, ku kam kandiduar si i pavarur. Sot, një ekip i aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Tiranë përzgjodhi në mënyrë rastësore për monitorim të pamjeve filmike Njësinë Administrative Bërzhitë në Bashkinë e Tiranës, me tetë ( 8 ) Qendra Votimi. Numërimi i kutive të votimit të këtyre 8 qendrave është bërë në shkollën “1 Maji”, KZAZ nr. 30 në Tiranë. Gjetjet e ekipit janë domethënëse, si në vijim:

Votat e raportuara nga KQZ-ja për 8 Qendrat e Votimit të Njësisë Administrative Bërzhitë për kandidaturën time janë në total 3.

Në ndërkohë, nga monitorimi i ekpit të aktivistëve i pamjeve filmike për 8 Qendrat e Votimit del që:

• 2 vota të tjera për kandidatin e pavarur kanë qenë të vlefshme, të sakta dhe nuk janë marrë parasysh e nuk janë pasqyruar në procesverbal.

• 21 vota të tjera kanë dy shenja X: një për kandidatin e pavarur dhe një për PS.

• 4 vota të tjera kanë dy shenja X: një për kandidatin e pavarur dhe një për PD.

• 1 votë ka tre shenja X: një për kandidatin e pavarur, një për PS dhe një për PD.

*** Kjo do të thotë se nga 3 vota, potecialisht në Bërzhitë numri i votave tona mund të ketë qenë 31.

Në vijim do të gjeni tabelën përmbledhëse të të dhënave të monitorimit, si dhe fotografitë për të gjithë fletët e votimit të sipërpërmendura. Këto fotografi nuk janë publikuar më herët dhe i kemi marrë nga pamjet filmike të KQZ-së.

Është tejet e rëndësishme që e vërteta të zbulohet për atë që ka ndodhur. Krimi elektoral duhet ndëshkuar! Njësia administrative Bërzhitë, e përzgjedhur prej nesh në mënyrë rastëore, dëshmon se ka patur një deformim të votës dhe shkelje të rënda ligjore”, shkruan Boiken Abazi.

Nga 3 vota, potecialisht 31 vota në Bërzhitë – Bashkia Tiranë Mbrëmë morëm nga KQZ-ja një pjesë të konsiderueshme të…

Posted by Boiken Abazi on Saturday, 1 May 2021
spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img