Tirana
scattered clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
100 %
1kmh
40 %
Mër
12 °
Enj
14 °
Pre
14 °
Sht
15 °
Die
16 °
E mërkurë, 30 Nëntor, 2022

Denoncimi i biznesmenit: Më kanë vjedhur 700 rosa gjatë natës, dëm i jashtëzakonshëm, kush ka informacion të më kontaktojë (VIDEO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

I duket surreale. Në mbrëmje, kishte në vathën e vet të agroturizmit plot 700 rosa. E kur mëngjesin e sotëm shkon të kujdeset për to për tu hedhur ushqim, nuk kishte mbetur asnjë, vendi ishte bosh.

Këtë radhë në newsbomb.al vjen denoncimi I biznesmenit Ardian Bakiu që thotë se gjatë natës në Divjakë, në Rezervuarin e Mizës në agroturizmin me të njëjtin emër janë vjedhur plot 700 kokë rosa, një dëm kolosal për biznesin.

Ai pretendon se ato janë vjedhur gjatë natës, pasi mbrëmjen e djeshme të gjitha ishin aty. “Më këputën në mes. Dëmi është shumë I madh” thotë Ardian Bakiu për newsbomb.al.

E ndërkohë, përpara se policia të kryejë procedurat, biznesmeni ka një shpresë nëpërmjet denoncimit në media nëse dikush I ka parë apo kërkon të thotë diçka duke u lidhur me vetë atë.

Më shumë




spot_img








spot_img