Hapësire reklamuese

Politikë

Denoncimi i Berishës: Erion Veliaj po bën gati valixhet për t’ia mbathur

Shkruar nga Newsbomb
Denoncimi i Berishës: Erion Veliaj po bën gati valixhet për

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë për kryebashkiakun Erion Veliaj. Gjatë një konference për mediat, ai tha se Veliaj po bën gati valixhet që t’ia mbathë.

“Së fundmi, Erion Veliaj që mbrëmë ka kaluar nga studio në studio me presine të tmerrshme ndaj medieve, sipas disa burimeve po bën gati valixhet t’ia mbathë.

Ndaj u bëj thirrje vendeve partnere dhe vendeve të tjera që të refuzojnë çdo kërkesë për azil të këtij megahajduti në vjedhjen më të madhe të shqiptarëve ose në vjedhjen e shekullit,” tha Berisha.

Pasi publikoi shkresat mes Ministrisë së Financave, Ministrisë së Mjedisit dhe Bashkisë së Tiranës, Berisha ka etiketuar Erion Veliajn si përgjegjës për aferën e inceneratorëve.

Me urdhër të SPAK ka rënë në pranga drejtori i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës, Taulant Tusha. Ky i fundit ka qenë krahu i djathtë i Veliajt që në ditët e para të “Rilindjes”. Sapo Veliaj mori kreun e Bashkisë së Tiranës, ai u emërua menjëherë Drejtor i Punëve Publike në kryeqytet, detyrë që ende e mban. I besuari i Veliajt ka drejtuar edhe Bordin Drejtues të Ujësjellësit të Tiranës, derisa u bë “vegla” e kryebashkiakut në Komisionin e Koncesionit për landfillin e Sharrës.

Në dosjen e SPAK, Taulant Tusha është përmendur për kontaktet që ai ka mbajtur me të shumëkërkuarin e drejtësisë Klodian Zoto.

Përveç Taulant Tushës, prangat i janë vëne edhe një drejtori tjetër në Bashkisë e Tiranës. Bëhet fjalë për Namik Simixhiu, ish anëtar i Komisionit të Prokurimit të Inceneratorit të Tiranës.

Kujtojmë se pak kohë më parë Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar doli me një njoftim zyrtar ku bënte me dije se është sekuestruar inceneratori i Tiranës, pasi Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri kanë përfituar duke përdorur persona të tretë si pronarë të kompanisë “Integrated Energy”. Pjesë e këtij procedimi penal është edhe Bashkia e Tiranës.

 

 

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese