Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
41 %
6.7kmh
0 %
Mar
22 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
E martë, 15 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Denoncimi i Adriatik Alimadhit: Na shpërndanë në Kuvend një formular, të firmosnim se kujt subjekti politik i përkasim, kanë firmosur edhe për PD, PR e LSI

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

a1f3ad858f364db791df288bc3fb4517

Adriatik Alimadhi, deputet I Kuvendit që hyri në sallë pas lënies së mandateve nga PD, ka denoncuar shpërndarjen e një formulary në sallën e Parlamentit, ku deputetëve iu kërkohej të firmosnin se cilit subjekt politik i përkisin deputetët.

“Eshtë një kërkesë politike e ardhur nga jashtë institucionit të parlamentit nga disa subjekte për të kërkuar mandate deputeti për tu regjistruar në zgjedhjet e 25 prillit, kjo sigurisht me dëshirën dhe bashkëpunimin e drejtuesve të sotëm të parlamentit” akuzon Alimadhi.

“Po flitet se disa deputetë kanë firmosur që ju përkasin disa partive si PD, PR, LSI apo edhe subjekteve të tjera politike, por kjo është e fshehtë…ngelet për tu parë në vazhdim se për kë subject tjetër kanë firmosur deputetët e tjerë, se cilit subject tjetër politik I përkasin” denoncon Alimadhi.

Më pas ai aludon se kjo mund të përdoret edhe si presion ndaj PD për të përfituar ndonjë mandat deputeti.

“Pse nuk bëhen të ditur formularët e firmosur nga deputetët? Kjo tregon qartë bashkëpunimin mes atyre për të ruajtur kapjen e sistemit të vazhdimësisë politike 30 vjecare” thotë Alimadhi, që konstaton se për të gjithë ata që kanë hyrë në kuvend, ky ka qenë vendimi dhe veprimi I duhur.

Lënia e mandateve nga opozita dy vjet më parë u ka vështirësuar partive që lanë parlamentin për të hyrë në zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas kodit zgjedhor, PD e LSI duhet të dorëzojnë një listë emërore të 14 mijë mbështetësve të tyre, së bashku me kartat e identitetit.

Sipas kodit, një parti pa mandate në kuvend duhet të ketë mbështetjen e qytetarëve me të drejtë vote.

PD dhe LSI e kanë shpërndarë formularin e KQZ tek anëtarësia e tyre.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img