Drejtori i Kompanisë “Connect Albania” Klodian Makshi ka denoncuar një rast, ku ai vetë ka marrë pjesë në një tender që organizon aktivitete me qëllim promovimin e aktiviteteve në jug të vendit.
Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se kompania që ai menaxhon mori 69 pikë, por garën e fitoi një tjetër kompani e cila sipas tij u listua e treta në listë. Më tej ai shkruan se sipas vlerësimeve dhe referencave, në vend të parë janë organizatorët e EXIT Festival.
“Gjëja më e çuditshme dhe qesharake është kur pashë listimin e vlerësimit teknik të operatorëve që morën pjesë në garë. Ne morëm 69 pikë dhe nuk po them për ne si konkurentë në garë, se të gjithë ne kur konkurojmë mendojmë se jemi më të mirët, por për fituesin dhe atë që është i 3-ti në vlerësim”, shprehet ai ndër të tjera.
Reagimi i Klodian Makashit:
Sdi si tja nis realisht, se me keto gjerat qe shohim nuk di nga tja nisesh. Kush me njeh e di shume mire se cfare punesh ne bejme dhe sa mire apo keq i bejme. Morem pjese ne nje tender per organizimin e nje sere aktivitetesh qe do organizohen ne zonen e jugut te Shqiperise, me qellimin promovimin dhe rritjen e vizitoreve ne 4 qytetet kryesore te jugut. Sot na erdhi njoftimi zyrtar se nuk kemi fituar dhe nuk eshte kjo me e cuditshmja. Gjeja me e cuditshme dhe qesharake eshte kur pashe listimin e vleresimit teknik te operatoreve qe moren pjese ne gare. Ne morem 69 pike dhe nuk po them per ne si konkurente ne gare, se te gjithe ne kur konkurojme mendojme se jemi me te miret, por per fituesin dhe ate qe eshte i 3-ti ne vleresim. Fituesi me gati 90 pike ne CV-ne e vete ka organizuar festat e mandarines dhe ullirit (ne Shqiperi) ndersa ne vendin e 3-te me 75 pike jane organizatoret e EXIT festival. Dmth, seriozisht tani…qellimi i thirrjes eshte qe te planifikohen te organizohen festivale dhe gjera te medha ne jug por dhe festa lokale komunitare. Per te gjithe ne dhe ata qe kane bere vleresimet, referenca ka qene EXIT Festival, se jane reference ne Ballkan ketu e 20 vjet dhe kur vete ata qe organizojne EXIT aplikojne dhe dalin te 3-tet ne gare me 75 pike
Nuk di, kishim shume kohe qe nuk merrnim pjese ne gara se ata qe pergatisin kriteret dhe kerkesat nuk e kane idene se cfare kerkojne, por kjo kete here eshte realisht qesharake. Nejse, vazhdojme forte me festa mandarinash dhe mediokritet se jemi shume mire te izoluar ne kete ishullin tone. Nuk po shkruaj per thirrjen tjeter qe eshte akoma ne proces nga i njejti institucion, por me vjen keq kur flas me miq dhe shoke dhe diskutojme ne cfare niveli qesharak po behen keto pune. Rrofte sebepi per te harxhuar ca leke. Ne thirrjen e fundit qe eshte ne proces ne nuk do marrim pjese se kuptuam cfare lloj sallate dhe paqartesie ka nga vete institucioni. Nuk duam te harxhojme me kohe, energji dhe para (qe nuk i kemi) per gjera qe behen sa per sy e faqe. Nese ata qe bejne kriteret dhe hedhin tenderat nuk kane merak per pagat se ne cdo dt 1 te muajit u kalojne ne llogari nga shteti, ne qe merremi me keto pune duhet te prodhojme cdo ore dhe dite per te gjeneruar te ardhura dhe te kthejme ne monetizojme kohen qe harxhojme, ndryshe nuk marrim rrogat. Gjithsecili ka menyren e vete te menaxhimit, por une refuzoj te behem pjese e mediokritetit dhe te gjerave te bera sa per te harxhuar parate. Punet qe nuk prodhojne vlere te shtuar nuk jane per ne. Good luck