Hapësire reklamuese

Politikë

Denoncimi flagrant: Drejtoresha e Hipotekës presion punonjësve të administratës për t’i mbuluar provat e korrupsionit (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb

Partia Demokratike denoncon drejtoreshën e Hipotekës në Kavajë Matilda Peza se po u bën presion punonjësve të administratës për t’i mbuluar provat e korrupsionbit lidhur me pronat në Spille.

Përmes një reagimi zyrtar, PD i kërkon prokurorisë të nisë menjëherë hetimet dhe të vendosë para drejtësisë drejtoreshën e Hipotekës.

DENONCIMI

Zyrtarë të lartë të administratës në Kavajë, të emëruar nga Partia Socialiste, po bëjnë përpjekje per të prishur provat e korrupsionit me pronat e grabitura të Spillesë. 

Drejtoresha e Hipotekës, Matilda Peza, po u bën presion punonjësve të Hipotekës për të mbuluar aferat korruptive që janë bërë atje gjatë periudhës kur ky institucion drejtohej nga familja e saj, babai Aqif Peza, i dënuar me vendim gjykate për shpërdorim detyre dhe djali i tezes, Asim Arkaxhiu, aktualisht nën hetim për skandalin e Spillesë. 

Punonjësit e Hipotekës, që denoncuan pranë Partisë Demokratike presionin e paligjshëm të eprores së tyre Matilda Peza, thanë se babai i saj Aqif Peza tani është avokat i djalit të tezes, Asim Arkaxhiu, ish - Rregjistrues i Kavajës, i përfshirë në skandalin e pronave të Spillesë. 

Partia Demokratike dënon presionin e drejtoreshës së Hipotekës së Kavajës për të prishur hetimet ndaj djalit të tezes se saj dhe për të mbuluar vendimet korruptive të babait të saj gjatë drejtimit të Hipotekës së Kavajës.  

Ky është një rast flagrant që dëshmon se tepsia e pushtetit jo vetëm nuk është çuar për skrap, por është bërë me e madhe për pushtetarët që vjedhin pasuritë e shqiptarëve. 

Partia Demokratike duke inkurajuar hetimin të shpejtë dhe pa zvarritje, i kërkon Prokurorisë të vendosë para përgjegjësisë penale edhe Drejtoreshën e Hipotekës së Kavajës për presionin e paligjshëm ndaj punonjësve të Hipotekës me pasojë pengimin e drejtësisë. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu