Tirana
clear sky
1.5 ° C
1.5 °
1.5 °
35 %
5.1kmh
0 %
Die
5 °
Hën
4 °
Mar
6 °
Mër
6 °
Enj
7 °
E diel, 5 Shkurt, 2023

Denoncimi: Fabrika “vrasëse” e çimentos në Fushë-Krujë rrezik për banorët

spot_img

Lajme të ngjashëm

Emisioni “STOP” solli pamjet ku edhe bimësia e kësaj zone, pra flora është e mbuluar nga emetimi i gazrave të fabrikës së çimentos. Gjithçka në këtë zonë ka marrë ngjyrën gri duke filluar që nga bimësia, frutikultura, agrumet, por edhe shtëpitë që ndodhen pranë fabrikës së çimentos në Fushë Krujë. Përfaqësues të Bashkisë thonë, se e kanë referuar shqetësimin në Agjensinë Rajonale të Mjedisit në qarkun e Durrësit dhe Ministrinë e Mjedisit, por zgjidhje nuk ka.

“Çfarë masash keni marrë sa i përket ndotjes që shkakton fabrika e çimentos në Fushë Krujë?

Ne si Bashki kemi marrë masa për adresimin e problemit në instancat përkatëse që është konkretisht Ministria e Mjedisit bashkë me ARM – në qarku Durrës. Ato bëjnë monitorim periodik faktikisht, por përmirësim nuk ka. Bashkia nuk i ka kapacitetet e duhura që të bëhët një monitorim profesional i problemit.

Ju mungojnë teknikat për ta realizuar këtë?

Teknikat, por edhe kompetencat në një farë mënyre. Nëpërmjet taksave lokale ne i kemi taksuar maksimalisht.

Sa është rritur taksimi ndaj këtij subjekti?

Ka një rritje prej rreth 30 % të taksimit për arsyen e vetme që këto taksa të kanalizohen në buxhetin e ardhshëm. Ne do të kontraktojmë një shoqëri që është e specializuar për monitorimin e saktë dhe shkencor të ndotjes, që shkaktojnë këto fabrika.”/ tvklan.al

Më shumë


spot_img









spot_img