Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
42 %
4.6kmh
0 %
Sht
31 °
Die
33 °
Hën
36 °
Mar
36 °
Mër
37 °
E shtunë, 25 Qershor, 2022
spot_img

Denoncimi: Drejtori shkarkon pa arsye mësuesen, nxjerr nga inventari dhe përvetëson makinën e shkollës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Vjollca Gruda është një prej mësuesve ikonë të shkollës së mesme profesionale “Beqir Çela” me rreth 1200 nxënës në Shkozet të Durrësit. E diplomuar në degën Inxhinieri në Fakultetin e Inxhinierisë në vitet 1984-1989, mësuesja është shkarkuar nga puna nga drejtori i ri i shkollës, i cili erdhi në atë detyrë si koordinator i zgjedhjeve të PS-së për Shkozetin në vitin 2015.

albsig

spring

Mësuesja Gruda, shkarkuar 10 ditë më parë nga drejtori i shkollës Fatmir Mërkuri, “betejën” me të e nisi sapo vuri këmbë në shkollën e mesme profesionale. Dy ditë më parë, mësuesja ka bërë kallëzimin në prokurori për largim të padrejtë nga puna, ndërsa sipas saj, motivacioni në letrën e shkarkimit është i padrejtë dhe i pajustifikuar.

“Nëse një drejtor militant partiak, i vihet një mësuesi të ndershëm e profesionist për ta shkarkuar, për një muaj ose 6 muaj, do t’i mbledhë 100 arsye për shkarkimin e tij, për t’ia shkruar motivacionin. E njëjta gjë ka ndodhur me mua”, rrëfen në një intervistë për “DurrësLajm” mësuesja e cila nënvizon se janë të rrallë mësuesit profesionistë, si ajo, në shkollën e mesme profesionale “Beqir Çela”.

“Jam larguar nga puna për arsye të paditura dhe të pajustifikuara. Kam qenë përgjegjëse e bazës prodhuese të shkollës. Që kur erdhi drejtori, zoti Fatmir Mërkuri, nisi beteja me të për të më larguar nga puna. Dhe ia arriti qëllimit”, pohoi mësuesja me karrierë 27-vjeçare në profesionin e saj. 

“E kam kryer shumë mirë këtë detyrë, dhe për këtë kam letër performance nga të gjithë drejtuesit e shkollës në vite. Me ardhjen e drejtorit të ri, i cili u vetëprezantua para ekipit pedagogjik, nisi beteja me të. Ai më tha që arsyet e largimit unë i di vetë cilat janë”.

Mësuesja denoncon edhe vjedhjen që i ka bërë shkollës mësuesi, po ashtu edhe fenomene të tjera të paligjshme.

“Drejtori i ri sapo erdhi, mori makinën e dhuruar nga “Swisscontact”, “Wolksvagen Polo” e vitit 2010, e cila përdorej për praktikën e vitit të katërt në shkollë. E regjistroi, i vuri targa dhe e përdor për familjen e tij. Kjo makinë doli nga inventari i shkollës”, pohon mësuesja.

Po kështu, që kur ka ardhur ky drejtor, në shkollë punohet me dy standarde. “Një nxënës është jashtë shtetit, por në vend të tij u paraqit në shkollë një tjetër person për të marrë provimet e vjeshtës. Ne si mësues e kemi parë dhe i jemi kundërpërgjigjur, por drejtori nuk ka marrë asnjë masë”. 

Mësuesja durrsake kërkon vetëm drejtësi. Sipas saj, të gjitha arsyet e motivacionit të shkarkimit nga puna, janë të sajuara nga drejtori dhe pa asnjë gjë të vërtetë. Për këtë i është drejtuar gjykatës së Durrësit me kërkesën e vetme: rikthimin në punë. /DurresLajm

 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img