Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
1.5kmh
0 %
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
30 °
Mër
28 °
Enj
20 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

DENONCIMI/ Braçe FILMON në flagrancë tregtarët në 5:30 të mëngjesit: Po grabitet djersa e bujkut të Divjakës, jam vetë dëshmitar (ÇMIMET QESHARAKE)

spot_img

Lajme të ngjashëm

929460a7a061f4fa5d1c6c71e666122e

Zv.Kryeministri Erion Braçe vijon denoncimet për rritjen e çmimeve në tregjet e Tiranës, për të cilat thotë se është një vjedhje e dyfishtë që i bëhet bujkut në Divjakë dhe qytetarëve.

Ai ka publikuar në Instagram një video, ku shihet teksa ka shkuar vetë në orën 05:30 të mëngjesit në tregun Monopol Agroushqimor të Tiranës dhe pyet tregtarët për çmime.

Braçe shprehet se ka konstatuar një pazar krejtësisht të paligjëshëm, asnjë faturë, kasë apo kupon tatimor.

Sipas Braçes, një pjesë e grabitësve u kapën dje, u kontrolluan, u ndëshkuan, por shumica vijuan rrugën.

Postimi i plotë:

GRABITJA E DYFISHTE VAZHDON!

Miremengjes!

Prej ores 5.30 te ketij mengjesi, isha ne tregun monopol te Tiranes, tregun agroushqimor.

Nuk u zhgenjeva!

Nje pazar teresisht i paligjshem, grabites deri ne fund.

Ne nje ore rresht, ne cdo cep te tij, ne rruge, kamione, furgone apo magazina:

ASNJE FATURE! ASNJE KASE! ASNJE KUPON! ZERO ZERO!

ASNJE ETIKETE CMIMI!

CMIME QE VENDOSEN ATY PER ATY, ME GOJE!

Degjojini vete;

Sa eshte domatja? Po me 7 thote ky! Sa eshte qepa? Me 400! Sa eshte patatja? Veri doren dhe caktoje vete cmimin!

Degjoini vete!

Pazar banal ku djersa e bujkut ne 6-7 muaj per ate produkt shkon dem e grabitur!

Shikoni;

Shkova sot ne Pazarin Monopol Agroushqimor te Tiranes sepse dje ne #Divjake keta u rikthyen tek frikesimi i bujkut dhe dhuna mbi te;

Kane grumbulluar neper fusha qepen me 20-25 leke, pataten me 30-35 leke!

Pa fature, autofature sic e quajne, thjesht kane ngarkuar, paguar ate cmim qesharak e kane ikur.

Nje pjese, me kopilat nder keta pazarxhinj, kishin prere fatura fiktive me cmim 40 leke, nje xhiro e neveritshme faturash qe mbushen fiktivisht me dore ne cdo hallke sa kohe ketu ne Tirane, pazarin qendror, ska ne qarkullim as fature e as kupon ne cdo shitje.

Nje pjese e tyre u kapen dje, u kontrolluan, u ndeshkuan, por shumica vijuan rrugen.

Sot, tek ky pazari i Tiranes cmimi i qepes ishte 30 leke, 35 leke, 40 leke, 45 leke ne varesi te gojes, kurre te fatures;

Jam vete deshmitari.

Pra, nese bujku ne Divjake nuk po merr leket e tij nga qepa e prodhuar, keta pazarxhinjte e Tiranes, thjesht nga Divjaka ne kete treg, fitojne 5, 10, 15, 20 leke per kilogram!

SHUME ME TEPER SE BUJKU QE NE ME TE SHUMTEN E HEREVE PO FITON ZERO LEKE!

Keshtu edhe per pataten, domaten, specin, karroten etj, super produkte te Divjakes, Lushnjes, Beratit, Fierit.

Me shume;

Karahasoini keto cmime te pazarit monopol te Tiranes me cmimet e po te njejtave produkte qe blini ne tregjet e hapura te lagjeve apo dyqanet po aty.

Qepa eshte 60 leke dhe tregetari fiton nga 15 deri 25 leke per kg, patatja eshte 70/80 leke ne varesi te gojes dhe tregetari fiton nga 30 deri 30 leke per kg, domatja eshte 110-120 leke dhe tregetari fiton 40 deri 50 leke per kg!

E kuptoni cfare grabitjeje?

Më shumë

spot_img