Tirana
clear sky
18 ° C
18 °
18 °
82 %
1kmh
0 %
Mar
26 °
Mër
20 °
Enj
20 °
Pre
21 °
Sht
19 °
E martë, 11 Maj, 2021
spot_img

Denoncimi “BOMBË” i kandidatit në Tepelenë: Te fletët ku është vendosur ‘x’ te emri im, numëruesi vendos ‘x’ tjetër që ta nxjerrë të pavlefshme

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreshnik Merxhani, përfaqësues i Vetëvendosjes në Shqipëri, por që kandidon si kandidatët i pavarur në qarkun e Gjirokastrës ka bërë një dencim përmes rrjetit social “Facebook”.

Ai ka publikuar një video ku shihet një prej anëtëve të stafit të numërimit të votave në KZAZ Nr.79 në Tepelenë i cili firmos diçka te fletët e votimit. Merxhani pretendon se në mbi 1000 fletë votimi, aty ku qytetarët kanë vendosur kryqin në emrin e tij, ky person vendos kryqe të tjera në emrat e kandidatëve të tjerë në mënyrë që ta nxjerrë fletën e pavlefshme.

Këtë filmim e kanë bërë vëzhguesit e Kreshnik Merxhanit dhe ngjarja ka ndodhur në Pallatin e Kulturës Tepelenë, saktësisht KZAZ Nr.79, në orën 06:51, datë 26.04.2021.

DENONCIMI

TJETËRSIM I VULLNETIT TË QYTETARËVE NGA NUMËRUESIT PARTIAK.

Mbi 1000 vota të pavlefshme në qarkun Gjirokastër, nuk janë rastësisht.

Në video duket qartësisht se si ky mekanizëm 30-të vjeçar minon demokracinë dhe tjetërson vullnetin e votuesve.

Në qytetin e Tepelenës, në Pallatin e Kulturës Tepelenë, saktësisht KZAZ Nr.79, në orën 06:51, datë 26.04.2021, konstatuam se numëruesit pa u penguar nga askush dhe haptazi, pasi shumica e vëzhguesve lanë qendrën e numërimit pasi ju komunikua se u mbyll procesi, një tjetër proces nisi paralelisht ai i falsifikimit të fletëve të votimit.

Vëzhguesit tanë, filmuan dhe dokumentuan atë proces që kolegët në Tiranë e kanë deklaruar publikisht. Njësojë si kanë vepruar në Tiranë, dhe në qarkun Gjirokastër fenomeni është i njëjtë.

Kjo është një nga mënyrat se si po e vjedhin dhe/ose deformojnë votën tonë në këto zgjedhje.

Aty ku qytetari ka vendosur një “X” poshtë nr. 13 në fletën e votimit pranë emrit tim, te i njëjti fletëvotim kanë vendosur edhe një “X” tjetër te një prej subjekteve apo kandidatëve të çfarëdo force tjetër, duke e shpallur të pavlefshme fletën e votimit ose duke e deklaruar ndryshe.

Ne marim angazhimin ta ndjekim çështjen penalisht!

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img