Tirana
clear sky
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
32 %
2.6kmh
0 %
Die
2 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
7 °
Enj
8 °
E diel, 23 Janar, 2022

Denoncimi “BOMBË” i djalit të Spartak Brahos për Vangjush Dakon: O xhuxhi 339 që drejton ende Bashkinë e Durrësit, bleve vota dhe prapë dole skandal, je koka e bandës së hajdutëve

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Djali i deputetit socialist Spartak Braho, Arbri Braho, i cili është nënkryetar i Bashkisë së Durrësit, ka bërë një denoncim të fortë për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon, për të cilin thotë se është ende ai që jep urdhra në këtë institucion.

Në një postim të publikuar në “Whatsapp”, Braho i drejtohet Dakos si “xhuxhi 339”, duke iu referuar përgjimeve dhe akuzave ndaj këtij të fundit për vjedhjen e votave, teksa e akuzon për vjedhjen e fondeve, mes të cilave edhe për vjedhjen e fondit të autoshkallës, për të cilën u arrestuan disa zyrtarë të bashkisë.

“O xhuxhi 339, në lidhje me ato që folëm paradite, unë s’mund të them kurrë hajdut për ty, ti minimumi mund të jesh kryetari i grupit të hajdutëe të vetë ti, ke sjellë si kryetar në Bashkinë Durrës pas ikjes tëndë dhe s’po e lëshoni këtë qytet që të marrë frymë me vjedhje pafund. Ju, që s’keni lënë lekët e dosjeve të letrave e stilolapsëve, normalisht që s’mund të linit as lekët e autoshkallës pa marrë dhe merrni dhe të hidrovorit, apo e kam gabim? E që s’kam folur deri tani që thu ti, jo se isha pjesë e ju hajdutëve, me vinte zor mua që vidhnit ju”, shkruhej në postimin e Arbri Brahos.

Ai foli për këto akuza edhe në emisionin “Task Force”në Syri Tv, ku tha se atë nuk e kanë thirrur në disa mbledhje të bashkisë, për shkak se ka dalë kundër Vangjush Dakos. Sipas tij, mjafton të shihet gjendja e Durrësit për të kuptuar se të gjitha fondet po vidhen.

Intervista e Arbri Brahos:

Arbri Braho: Gjeta këtë mënyrë komunikimi pas një bisede që pata në rrugë me ish-drejtuesin e Bashkisë Durrës, që më bëri disa akuza të paqëna. Është një mesazh drejtuar atij. Vetë mesazhi është i qartë, ia kam drejtuar atij dhe njerëzve e organeve që duhet të merren në këtë punë.

Sonila Meço: Ndikimi i ish-kryebashkiakut vijon të jetë i fuqishëm në menaxhimin e fondeve publike të Bashkisë Durrës?

Arbri Braho: Po, po…

Sonila Meço: Edhe me të gjithë emrat që kanë ardhur pas largimit të tij?

Arbri Braho: Nuk është shkëputur asnjëherë.

Sonila Meço: Ju flisni për vjedhje pafund, që nga lekët e dosjeve, letrave dhe stilolapsave, për çfarë bëhet fjalë?

Arbri Braho: Mjafton të vini në Durrës që të shikoni se situata në Durrës vijon të jetë sikur tërmeti ka rënë pardje. Nuk i referohem vetëm periudhës pas tërmetit, njerëzit janë të lodhur, s’e kanë pasur mundësinë të shprehin mllefin e inatin. Pika që derdhi vazon ishin disa arrestime për atë autoshkallën e famshme. E vërteta duhet të dalë në shesh, jo sikur ka pasur një korrupsion nga stafi i bashkisë, aty ka histori korrupsioni për një vlerë qesharake që dikush e ka marrë. Por në fakt, arrestimet e SPAK nuk kanë qenë objektive, por subjektive

Sonila Meço: Pra lënda ku mund të vepronte SPAK është e bollshme

Arbri Braho: Jo e bollshme, por nuk do të ishte angazhuar vetëm SPAK

Sonila Meço: Keni pasur presione?

Arbri Braho: Nëse presione konsideroni takimet e organizuara nga kryetarja, lënia pa punë  ose mosshpërndarja drejt e detyrave dhe përgjegjësive, atëherë po, këto i quaj presione. Mua më dhemb të flas kështu për një peërfaqësues të forcës politike që familja ime e ka mbështetur prej vitesh. Të jesh në pushtet, të blesh vota dhe të dalësh prapë skandal, vetëm në Durrës mund të ndodhë. Kjo është një lloj arrogance, nuk i duan njerëzit që punojnë, njerëzit që fasin. jemi në rolin me bletën mbretëreshë, të gjithë punojnë për të mbajtur Dakon në fuqi, jam kundër kësaj.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img