Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Denoncimi: Ben Blushi lë pa ujë fshatin Dardhë, ndërhyn në linjë për të mbushur pishinën e vilës

Shkruar nga Newsbomb

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale mesazhin e një qytetari që denoncon një skandal ku shkruan se përfshihet Ben Blushi.

Berisha thotë se drejtori Top Channel, Ben Blushi ka lënë pa ujë gjithë fshatin Dardhë pas ndërhyrjeve që janë bërë në linjën e ujësjellësit.

Kujtojmë se më herët në media është denoncuar vilëa që Blushi ka në këtë fshat turistik të Korçës, për të cilën është akuzuar se tokën e ka grabitur në mënyrë të paligjshme nga fshatarët.

Tashmë denoncuesi thotë se Blushi nuk është ndalur me aq, por ka lënë fshatin pa ujë për të mbushur pishinën e vilës superluksoze dhe hotelit.

Vila e ish-deputetit dikur madje ka rënë edhe pre e grabitësve (Shiko foton në fund të lajmit)

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha:

Arben Malavita len fshataret pa uje te pijshem!

Ai u merr atyre ujin e pijshem per pishinen dhe Hotelin e tij!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb

Përshëndetje zoti Berisha. Dua të denoncoj një problem mjaft shqetësues. Bashkia Korçë në menyrën më korruptive dhe abuzive të mundshme ka ndërhyrë në ujësjellësin e fshatit Dardhë vetëm e vetëm për hesap të Ben Blushit, për t’i shpënë ujin Ben Bilushit për të mbushur pishinën në shtëpinë e tij dhe për hotelin e Ben Blushit në Dardhë.

Ujesjellesin e kane ndertuar dardharet vete me kontributin e tyre perpara 100 vitesh me mund e djerse ndersa keta kusare sot vjedhin ujin e fshatit dhe banoreve, Sotiraq Filo hajduti me hajdutin tjeter drejtorin e ujesjellesit Petrit Tare mikun e ngushte te Ben Blushit qe vjen naten ne Dardhe si hajduti e bejn planet mafioze si te shpien ujin ne biznesin e Ben Bilushit. Pervecse banoret e fshatit demtohen, demtohen dhe bizneset e tjera te cilat jane ngritur me mund e djerse jo me para te vjedhura si Ben Blushi, shkelje tjeter eshte se kane kaluar tubon e ujit ne prone private me force duke shkateruar pronen private e duke hyre me force, dhe punimet jane bere pa asnje leje.

Po grabiten dhe pronaret. Zullumet e bashkise Korce dhe Raqi hajdutit nuk kane fund ,jane kthyer ne sherbetore dhe zagare te devotshem te Ben Blushit i cili de fakto eshte beu i fshatit Dardhe. Pervecse i shtruan rrugen me kalldrem tani po vjedhin ujin per biznesin e tij .Spak nese ka vullnet te hetoje kete ceshtje korruptive

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll