Hapësire reklamuese

Aktualitet

Denoncimi/ Adoleshentët pijnë hashash në qendër të Fierit, nën efektin e lëndës narkotike dëmtojnë panelet e ndriçimit dhe thyejnë xhamat

Shkruar nga Newsbomb
Denoncimi/ Adoleshentët pijnë hashash në qendër të

Një grup adoleshentësh rreth 13-16 vjeç që pijnë hashash në qendër të Fierit janë kthyer në problem për qytetarët.

Një qytetar ka denoncuar në newsbomb se këta të rinj, pasi kanë konsumuar lëndë narkotike, nën efektin e tyre fillojnë të thyejnë xhamat dhe të dëmtojnë panelet e ndriçimit në qytet.

Policia është njoftuar disa herë, por për shkak të moshës së mitur nuk mund të bëjnë më shumë sesa veç shoqërimin e tyre dhe më pas t'i lirojnë.

Qytetari thotë se ky është një fenomen në rritje në këtë qytet, pasi ngjarje të tilla ndodhin pothuajse çdo ditë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.