Tirana
clear sky
22 ° C
22 °
22 °
53 %
3.1kmh
0 %
Pre
20 °
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
E premte, 7 Maj, 2021
spot_img

Denoncimi: 200 mln EURO borxh kontraktorëve, por RAMA i jep familjes Dulaku 1.86 mld lekë brenda ditës

spot_img

Lajme të ngjashëm

6fda7ddd6590618cf8c92f8d9b23d5ba

Partia Demokratike akuzon qeverinë se nuk respekton radhën e pagesës së detyrimeve të prapambetura ndaj kontraktorëve, që në total shkon rreth 200 milion euro.

Sipas departamentit antikorrupsion të PD-së, “kontraktorët presin në radhë të marrin pagesat e tyre, por dhe radha funksionon si ankand: kush ofron më shumë nga pjesa e pagesës që pret të marrë, ai shlyhet i pari”.

PD thotë se një prej përfitueseve për të cilin nuk ekziston fare radha është edhe familja Dulaku, e cila ka përfituar përmes 30 pagesash brenda ditës 1,86 mld lekë.

Denoncimi i plotë:

RAMA NUK I LË KLIENTËT TË PRESIN RADHËN

FMN deklaron se detyrimet e prapambetura ndaj kontraktorëve janë 1,5% e PBB, pra rreth 200 mln Euro.

Kontraktorët presin në radhë të marrin pagesat e tyre, por dhe radha funksionon si ankand: kush ofron më shumë nga pjesa e pagesës që pret të marrë, ai shlyhet i pari. Të tjerët presin.

Por për disa, si psh.miqtë e “kontraktorët” historikë të Ramës, radha nuk ekziston.

Shoqëria “Albania Motor Company” e familjes Dulaku, ishte operatori fitues i tenderit të autoambulancave, që Rama i prezantoi me aq krenari, për vlerën 1,63 mld lekë, pa TVSH.

Brenda një dite, vlera prej 1,86 mld lekë është disbursuar me 30 pagesa për këtë kompani.

Ogerta ka afat deri në qershor të vazhdojë të sillet mirë. Rasti konkret premton mirë për Manastirliun e Ramës, vazhdon të jetë në rrugë të mbarë.

fghgfjtukdryjgfhfd.jpg

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img