DENONCIM: Ja si zhvaten mësuesit nga fondacionet fantazmë, detyrohen të blejnë…

Publikuar tek: politike, më 16:22 25-02-2018 DENONCIM: Ja si zhvaten mësuesit nga fondacionet fantazmë, detyrohen të blejnë…

Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, denoncon rastin e vjedhjeve që u bëhen mësuesve.

Boçi shprehet se mësuesit detyrohen të blejnë kredite nga fondacione dhe organizma fantazmë. “20.000 mijë lekë duhet të paguajë mësuesi që të marrë një kredit të vetëm për një seancë trajnimi. I duhen disa të tilla.”- shkruan deputeti, teksa ka publikuar dhe foton e një mandati arkëtimi.

Postimi i plotë:

ZHVATJA E MËSUESVE Mësuesit megjithëse janë pa kontratë kolektive, d.m.th pa siguri në punën e tyre, zhvaten sistematikisht nga Ministria e Arsimit.

Detyrohen të blejnë kredite, si në rastin e treguar më poshtë, me një letër bakalli, nga fondacione e organizma fantazmë që nuk kanë as faqe ëeb e jo më profesionalizëm. Por ama që kanë liçencimin dhe viston e ministrisë për të grabitur mësuesit. 20.000 mijë lekë duhet të paguajë mësuesi që të marrë një kredit të vetëm për një seancë trajnimi.

I duhen disa të tilla. Me demek sipas premtimit, do të bëheshin falas dhe nga institucione të kualifikuara. Këto “indulgjenca”, mësuesit më pas i fusin në dosjet e kualifikimit, në përpjekjet e tyre të mundimshme për të ruajtur atë të shkretë vend pune! Rraskapitje, zhvatje dhe tallje. Kjo është reforma në arsim.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011934041976929
array(1) { ["section"]=> string(83) "denoncim-ja-si-zhvaten-mesuesit-nga-fondacionet-fantazme-detyrohen-te-blejne-111423" }