Tirana
few clouds
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
93 %
1.5kmh
20 %
Die
10 °
Hën
9 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
11 °
E diel, 29 Janar, 2023

Dënoi Saimir Tahirin me burg, gjyqtari Engert Pëllumbi u denoncua nga ish-ministri në 2014, DSIK kërkoi përjashtimin e tij nga DREJTËSIA, raport negativ edhe për dy anëtarët e tjerë të trupit gjykues

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-ministri Saimir Tahiri u dënua ditën e djeshme nga Gjykata e Posaçme e Apelit me 3 vite e 4 muaj burg.

Por kush janë 3 anëtarët e trupit gjykues që dënuan ish-ministrin?

Trupa gjykuese kishte si kryesues Engert Pëllumbin, ndërsa anëtarë Igerta Hysin dhe Florian Kalaja, ndërsa prokurorët e SPAK që kërkuan dënim me 12 vite burg janë Dritan Prençi dhe Vladimir Mara.

Engert Pëllumbi

Engert Pëllumbi nuk është një emër i panjohur për Saimir Tahirin, pais ky i fundit e ka denoncuar në vitin 2014 për lirimin e Hekuran Meçanajt, i arrestuar nga policia për vrasje nga pakujdesia. Gjyqtari u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Vettingut në vitin 2021, por Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) paraqiti për të një raport negativ, duke e cilësuar si të papërshtatshëm për të shërbyer në sistemin e drejtësisë, pasi gjyqtari mund të ndikohej në ushtrimin e detyrës së tij.

DSIK iu referua një procedimi penal ndaj Pëllumbit në Prokurorinë e Fierit, por që nuk u mor për bazë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Por Pëllumbi kishte mangësi edhe në aftësitë profesionale, të cilat u konstatuan në 8 dosjet e analizuara, por sërish nuk u morën parasysh dhe gjyqtari kaloi pa problem vettingun.

Florian Kalaja

Gjyqtari Florian Kalaja ka qenë shok shkolle me Engert Pëllumbin, ndërsa në vitet 2016-2019, ai ka punuar si ndihmës magjistrat në Gjykatën e Lartë, më pas gjyqtar i deleguar pranë Gjykatës së Apelit Durrës.

Komisioni i Vettingut e ka konfirmuar në detyrë në dhjetor të vitit 2020, edhe pse nga analiza financiare rezultoi me një balancë negative në shumën 590 mijë lekë. Kalaja kishte mangësi edhe përsa i takon aftësive profesionale, pasi kiste marrë 3 vërejtje me shkrim nga ish-KLD-ja për kryerjen e gjykimit në kapërcim të afatit, dalje nga seanca për t’u konsultuar dhe një rast kur Gjykata e Apelit Vlorë kishte prishur vendimin e marrë nga ai. Megjithatë, KPK e konfirmoi në detyrë.

Igerta Hysi

Igerta Hysi u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Vettingut vetëm 3 muaj më parë, në nëtor të bvitit 2021. Edhe pse Komisioni gjeti disa probleme në pasurinë e gjyqtares, sërish konfirmimi i saj nuk u kundërshtua nga Komisioneri Publik dhe as nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.

Por Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar kishte depozituar një raport për pastërtinë e figurës së gjyqtares, duke dalë në përfundimin se Igerta Hysi nuk ishte e përshtatshme për të ushtuar detyrën e gjyqtares.

Sipas DSIK-së, në vitin 2014 gjyqtarja Hysi ka dënuar me burg 3 persona, por i liroi më pas me kusht. Sipas informacioneve që dispononte DSIK, prokurorit të çështjes iu dhanë para’ që të mos e ankimonte çështjen. Gjithashtu në vitin 2014 Igerta Hysi liroi nga burgu Arben Isufajn, i njohur si Ben Qimja, i cili ishte shpallur në kërkim për trafik droge nga drejtësia italiane.

Edhe pse Prokuroria e Përgjithshme kërkoi inspektim nga KLD, për procedurat e ndjekura nga gjyqtarja për lirimin e Isufajt dhe 2 të tjerëve, vendimi i marrë nga Hysi u konfirmua edhe në Gjykatën e Apelit dhe atë të Lartë.

Më shumë


spot_img








spot_img