Tirana
heavy intensity rain
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
88 %
2.1kmh
40 %
Mër
19 °
Enj
26 °
Pre
25 °
Sht
24 °
Die
26 °
E mërkurë, 31 Maj, 2023

Dënohet shqiptari në Maltë, u kap me dokumenta false italiane

Lajme të ngjashëm

Një shqiptar është dënuar me 18 muaj burg nga një gjykatë në Maltë pasi ishte arrestuar për mbajtjen e dokumentave false. Megjithatë, ai nuk do të qëndrojë në burg pasi muajt e dënimit i janë konvertuar në liri me kusht për 3 vite.

Shqiptari L.K., 45 vjeç, kishte hyrë në shtetin ishullor me dokumenta italiane false dhe u arrestua në aeroportin “Luqa”, kur po tentonte të nisej drejt Dublinit në Irlandë. 45 vjeçari do të qëndrojë në ambientet e paraburgimit deri sa të përfundojnë procedurat për ekstradimin e tij për në Shqipëri.

Kontrollet në vendet Shengen janë rritur ndjeshëm dhe pritet që vendet anëtare të vendosin për të mos pranuar asnjë kërkesë azili nga Ballkani Perëndimor. 


Më shumë