Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Hën
33 °
Mar
34 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
37 °
E hënë, 21 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Gjykata Speciale dënon me dy vite burg ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, i sekuestrohet pasuria

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla është dënuar me dy vite burg nga Gjykata Speciale për fshehje të pasurisë.

Seanca e fundit u mbajt paraditen e sotme, ku avokati i Llallës kërkoi rrëzimin e akuzave dhe heqjen e sekuestros ndaj disa pronave të klientit të tij.

Megjithatë togat e zeza vendosën të shpallin fajtor ish-kreun e akuzës për “fshehje të pasurisë” në tre episode dhe ta dënojnë me dy vite heqje lirie, duke e dënuar me dy vite burg dhe heqje të së drejtës për ushtrim të funksioneve publike.

Seanca ka kaluar e qetë, ndërsa Llalla ka qëndruar në heshtje teksa ka dëgjuar vendimin. Gjatë largimit nga salla e gjyqit, ai nuk ka pranuar të bëjë asnjë koment për mediat.

Pasuritë e konfiskuara të ish-kryeprokurorit Llalla:

Apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës;

Tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², ndodhur në Tiranë;

Tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë;

Tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë;

Tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², ndodhur në Tiranë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img