Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
48 %
1kmh
0 %
Sht
34 °
Die
33 °
Hën
36 °
Mar
36 °
Mër
37 °
E shtunë, 25 Qershor, 2022
spot_img

Dënohet me burgim të përjetshëm piloti grek, prokurori: Dora që përkëdheli gruan edhe qenin, i mbyti! Nuk ka dënim më të drejtë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

“Nuk ka dënim më të drejtë, besoj. Dora që përkëdheli gruan dhe qenin, i mbyti”, me këto fjalë prokurori kërkoi që Babis Anagnostopoulos të dënohej me burgim të përjetshëm për vrasjen e Caroline.

Gjyqtarët dhe juristët e rregullt konkluduan pas një konference dy orëshe se piloti 33-vjeçar duhet të dënohet për vrasje me paramendim, keqtrajtim të kafshëve dhe kundërvajtje për akuza të rreme për shkak se ka bërë deponim të vazhdueshëm të të dyshuarve të tjerë.

albsig

spring

Gjykata rrëzoi kërkesën për të mos marrë parasysh dëshminë e Eleni Mylonopoulou, ndërsa hodhi poshtë edhe pretendimin se vuan nga probleme mendore.

7 gjyqtarët dhe juristët konkluduan se piloti 34-vjeçar dënohet me burgim të përjetshëm për vrasje me paramendim dhe 11 vjet e gjashtë muaj për keqtrajtim të kafshëve dhe shkeljen e ligjit për deponime të rreme të vazhdueshme si edhe një gjobë prej 21 mijë eurosh.

Prokurorja e çështjes ka theksuar se të gjitha faktet tregojnë se vrasja ishte gjakftohtë dhe e planifikuar. Kujtojmë se 34 vjeçari pasi e ka vënë fëmijën e tyre vetëm 11 muajshe në gjumë, e ka mbytur gruan e tij me jastëk, ndërsa ajo ​flinte ,duke qëndruar madje shtrirë mbi të ,deri sa ka dhënë shpirt dhe më pas ka filluar të zbatojë planin e pafajësisë.

Në fillim ka sjellë foshnjën pranë saj, ka varur qenin e familjes tek gardhi jashtë ,duke inskenuar edhe një sërë hollësish deri tek telefonata në polici e më pas ka pohuar tek policët se hajdutët e armatosur hynë në shtëpi​ ​gjatë natës, duke e lidhur dhe duke i zënë gojën atij dhe gruas së tij në dhomën e gjumit, ndërsa vajza e tyre flinte.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img