Hapësire reklamuese

Bota

Dënohet me burg bosi shqiptar që furnizonte me drogë mafiozët italianë

Shkruar nga Newsbomb
Dënohet me burg bosi shqiptar që furnizonte me drogë

Një gjykatë në Itali ka dënuar me 16 vite burg shqiptarin Ismail Rebeshi, i konsideruar si bosi i një organizate mafioze në Viterbo që merrej me trafikun dhe shpërndarjen e drogës.

Rebeshi u arrestua në 9 shkurt të vitit të kaluar, me akuzën e trafikut të heroinës dhe kanabisit.

Operacioni i policisë shkatërroi grupin me 11 anëtarë, ku Rebeshi ishte një prej furnitorëve kryesorë të tyre me drogë.

Autoritetet italiane thonë se koka e grupit kriminal ishte një tjetër shqiptar me pseudonimin “Lele”, por ishte Rebeshi ai që konsiderohej si më i rrezikshmi i grupit.

Në shkëmbimet e drogës, 38-vjeçari shkonte gjithmonë i armatosur.

Sondazh

Poll