Hapësire reklamuese

Bota

Dënohet me 3 vite burg ish-presidenti i Francës Nicolas Sarkozy

Shkruar nga Newsbomb
Ish-presidenti i Francës Nicolas Sarkozy

Ish-presidenti i Francës Nicolas Sarkozy, dënohet me 1 vit burg për korrupsion. Gjykata e ka dënuar fillimisht me 3 vite burg, por 2 prej tyre u pezulluan.

Mediet e huaja raportojnë se politikani 66-vjeçar, i cili ishte president nga 2007 në 2012, u dënua për përpjekjen për të marrë në mënyrë të paligjshme informacion nga një magjistrat i lartë në 2014, në lidhje me një veprim ligjor, në të cilin ai ishte përfshirë.

Gjykata tha se Sarkozy do të ketë të drejtë të kërkojë të mbahet në shtëpi me një byzylyk elektronik.

Gjykata tha se faktet ishin "veçanërisht serioze",  duke qenë se ato ishin kryer nga një ish president, i cili përdori statusin e tij për të ndihmuar një gjykatës që i kishte shërbyer interesit të tij personal.

Përveç kësaj, si një ish-avokat, ai ishte "plotësisht i informuar" për kryerjen e një veprimi të paligjshëm, u shpreh trupi gjykues.

Sarkozy është presidenti i parë në historinë e Francës, i cili dënohet me burg për korriupsion.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.